Partizani arrin marrëveshjen me Sidrit Gurin, transferimin e pengon Europa

3 Gusht 2022, 17:36Sport TEMA

Partizani arrin marrëveshjen me Sidrit Gurin, transferimin e pengon Europa

Sidrit Guri mund të jetë afrimi i radhës te skuadra e Partizani në këtë merkato verore. Sulmuesi ndiqet prej kohësh nga të kuqtë dhe madje duket shumë afër transferimit në kryeqytet.

Sipas asaj që raporton “Infosport.mk”, drejtori i të kuqve, Elton Marini ka pasur një takim me lojtarin dhe e ka bindur për t’u transferuar në Superiore. Guri ka dhënë miratimin e tij, por ka vetëm një pengesë.

28-vjeçari luan me Shkëndijën e Tetovës në turin e tretë në Conference League. Lojtari i ka bërë të ditur Partizanit se do të jetë me kuqezinjtë në aventurën europiane dhe në rast se do të kualifikohen në grupet e Conference League, do të qëndrojë te Shkëndija, në rast se kjo nuk arrihet, atëherë do të transferohet te Partizani.  

Guri e njeh mjaft mirë Superioren, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Vllaznisë dhe Kukësit, madje me këta të fundit zhvilloi paraqitje të shkëlqyera, çka solli më pas edhe transferimin në Belgjikë, te Oostende.

Lini një Përgjigje