Dëshiron të luajë në Botëror, Icardi kërkon largimin nga PSG

2 Gusht 2022, 20:09Sport TEMA

Dëshiron të luajë në Botëror, Icardi kërkon

Mauro Icardi ka kërkuar largimin nga skuadra e PSG. Sulmuesi argjentinas dëshiron të luajë në Botërorin e Katarit që starton në nëntor dhe kërkon që të transferohet në një skuadër tjetër ku të ketë më shumë hapësira.

Dëshirën e tij, 29-vjeçari ka bërë të ditur edhe drejtuesve, ndërsa tashmë po shikon për një skuadër tjetër për të vazhduar karrierën.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se interesim për Icardin ka shfaqure Borussia Dortmund, që është në kërkim të një sulmuesi, pas probleme shëndetësore të Sebastian Haller. Te PSG, kërkojnë të paktën 20 milionë euro, për ta lënë të lirë sulmuesin.  

Lini një Përgjigje