Lazio nxjerr në shitje Elseid Hysajn

2 Gusht 2022, 12:40Sport TEMA

Lazio nxjerr në shitje Elseid Hysajn

E ardhmja e Elseid Hysaj nuk është e sigurtë te Lazio. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është vënë në listën e largimeve të merkatos së kësaj vere. Problemi është se për Hysaj nuk ka shumë oferta.

Më saktë vetëm Valencia ka shfaqur interesim, por klubi spanjoll ka vështirësi ekonomike dhe deri më tani nuk kanë paraqitur një ofertë konkrete.

Lazio është gati ta lërë të lirë Hysaj edhe falas në mënyrë që të lirohet nga paga e tij. Sarri kërkon në kryeqytet Emerson Palmieri, por më parë duhet larguar një lojtar, detaje këto që mund të sjellin një bashkim të Hysaj me ish-trajnerin e tij Gennaro Gattuso.

Valencia i ka ofruar Lazio rreth 3 milionë Euro për Hysajn, 2 milionë Euro nën çmimin e kërkuar nga bardhekaltërit. 28-vjeçari nuk ka shkëlqyer me kryeqytetasit në sezonin e tij të parë, duke luajtur 38 ndeshje dhe shënuar 1 gol.

Hysaj u transferua nga Lazio te Napoli me parametra zero, pas 6 sezoneve të kaluara te jugorët. Lazio ka pësuar shumë ndryshime në këtë merkato vere, duke firmosur me 7 futbollistë dhe për t’i krijuar hapësira atyre duhet edhe për të sakrifikuar.

8 Komente

  1. g
    goni

    lojtar fasulesh .....

    1. T
      Tit Vasili

      Ky duhet te bashkohet me vellain e tij soamez Leke Plepin dhe te filloi ti bie qiftelise se per futboll nuk eshte

      1. T
        Tit Vasili

        Ky duhet te bashkohet me vellain e tij soamez Leke Plepin dhe te filloi ti bie qiftelise se per futboll nuk eshte

        1. G
          Gert Myler

          Pse për kë lojtar shqiptar ka oferta. Broja, zhduku nga Çelsea , i thanë! Po ku të shkojë? Askush nuk e do................................ Strakosha, ka përfunduar portier rezervë në Angli, kategoria e dytë. Manaj, po me një ekip të kategorisë së dytë........ . Ja dhe Hysaj, pa ekip......... . Thjesht, mendjemëdhenj.....

          1. W
            WTF was that?

            Po keta jane me te miret qe kemi dhe aq munden aq bejne ,po hajde mbushi mendjen ekspertave te gjitheditur shqiptare qe i jane qepur Edi Reya a thua se ai ka ne dispozicion talentet e Brazilit .

          2. Y
            Ylli Shamunaqes

            Hajde luaj me Kamzen, se aty do gjej vend si titullar...besoj

            1. S
              Shkodrani

              Oferta nuk ka por disa miliona i ka vene. Nje skuader per te luajtur edhe nja 3-4 vjet do ta gjeje. Mos ja qani hallin.

              1. C
                Cuf Cuf Cuf Beeeeeeeee

                El Seid Po kerkohet nga El Zdrale ne Shkoder .Po ku shkon me kete emer o Boshnjak ottoman i Kirasit.nuk vendos dot nje emer Shqiptar qe i kemi dhe te bukur.Shkoder Loqja qelbet antishqiptarizem gjithe jeten.

                Lini një Përgjigje