Presidenti i ri i Chelsea e ka një sy te shqiptari, gazetari Alex Crook: Chelsea të shes Timo Werner dhe të mbajë Armando Brojën

1 Gusht 2022, 17:06Sport TEMA

Presidenti i ri i Chelsea e ka një sy te shqiptari, gazetari Alex Crook:

Dita-ditës po afron koha për nisjen e Premier League dhe njëkohësisht janë duke u rritur shanset që Armando Broja të jetë pjesë e ekipit të parë të Chelsea.

Gazetari Alex Crook është shprehur për “Givemesport” se presidenti i ri i Chelsea, Todd Bohely, e ka një sy te sulmuesi i Shqipërisë për të ndërtuar të ardhmen.

“Unë mendoj se Bohely po kërkon ta heqë qafe Werner, së bashku me disa emra të tjerë të njohur. Unë mendoj se Bohely do të preferonte të mbante lojtarë si Levi Colwill dhe Armando Broja dhe të ndërtonte të ardhmen në bazë të tyre, për të përfituar para nga njerëz si Werner të cilët nuk i kanë përmbushur pritshmëritë, Ross Barkley apo ndoshta edhe Ngolo Kante”, tha Crook. 

Lini një Përgjigje