Superkompjuteri zgjedh fituesin e Premier League, vetëm 1 për qind shanse për United

1 Gusht 2022, 15:04Sport TEMA

Superkompjuteri zgjedh fituesin e Premier League, vetëm 1 për qind

Manchester United ka vetëm 1 për qind mundësi për ta fituar titullin në Premier League këtë sezon, sipas llogarive të bërë nga një superkompjuter.

Djajtë e Kuq kanë bërë shumë investime të rëndësishme në merkaton e verës për të përforcuar skuadrën dhe për t’u kthyer në majën e futbollit anglez.

Megjithatë, një superkompjuter e ka përjashtuar mundësinë që skuadra e Erik ten Hag të festojë titullin në kampionat majin e ardhshëm.

Superkompjuteri i FiveThirtyEight ka parashikuar se Djajtë e Kuq do ta mbyllin sezonin 2022/23 në vendin e gjashtë me 57 pikë të grumbulluara.

Gjithashtu, analiza e bërë nga superkompjuteri i ka dhënë United 18 për qind të mundësive për t’u kualifikuar në Champions League.

United pritet të parakalohen në renditje nga Tottenham dhe Arsenal, që pritet ta mbyllin sezonin respektivisht me 66 dhe 61 pikë.

Chelsea është parashikuar ta mbyllë sezon in në vendin e tretë mbrapa nënkampionëve të sezonit të kaluar, Liverpool, me dy ekipet që do të grumbullojnë respektivisht 72 dhe 80 pikë.

Shanset e këtyre dy ekipeve për ta fituar titullin janë më të larta se ato të United dhe Arsenal: 11 për qind për Blues dhe 30 për qind për Të Kuqtë.

Kampionët në fuqi, Manchester City, e kryeson renditjen e superkompjuterit me 85 pikë dhe ka 48 për qind shanse për ta mbrojtur titullin.

Sezoni i ri i Premier League do të nisë të premten e ardhshme. Sezoni i ri do të fillojë me ndeshjen që Arsenal do të luajë në Selhurst Park kundër Crystal Palace.

Lini një Përgjigje