Asllani rrëfen fëmijërinë e lumtur në Toskanë dhe ëndrrën e bërë realitet

1 Gusht 2022, 18:01Sport TEMA

Asllani rrëfen fëmijërinë e lumtur në Toskanë dhe

Kristjan Asllani zbulon një pjesë të rëndësishme të fëmijërisë së tij që në moshën 2-vjeçare rinisi nga Italia. Prindërit emigruan nga Elbasani me destinacion qytezën Buti në Toskanë ku mamaja nisi të punonte në një pastiçeri ndërsa babai në ndërmarrjen e ujërave të Toskanës.

“Në Buti jam rritur dhe nuk do ta ndërroja me asnjë qytet në botë. Jam shumë i lidhur me atë qytet dhe traditat aty. Nisa të luaja futboll kur isha 4 vjeç e gjysmë sepse fusha ishte vetëm 100 metra larg shtëpisë. Në ndeshjen e parë me një skuadër të rinjsh shënova një eurogol por sot nuk e mbaj mend. Babai më çoi në Milano tre vite më parë për të ndjekur një ndeshje derbi dhe në San Siro u ktheva vetëm një herë, për të shënuar gol me Empolin. Dy vite më parë, përpara pandemisë, shërbeva si kamarier në një festë rajonale por tani vetëm dy vite më pas nuk mund ta bëj më një gjë të tillë sepse jam këtu me një ëndërr të realizuar, te skuadra e Interit”.

Ditët e para si zikaltër ishin të pabesueshme dhe Asllani nuk do t’i harrojë lehtë.

“Mirësevjen te Interi më tha Zanetti dhe për pak sa nuk më ra të fikët. Në një kohë që miqtë e mi të ngushtë shërbenin në festën tradicionale si kamarierë, unë isha në të njëjtën dhomë me Lukakun për të zhvilluar testet. Kuptoja shumë pak në ato ditë sepse vëmendja e madhe nuk bën për mua. Unë ndihem mirë në qytezën time, aty ku në vitin 2010 kur isha vetëm 10 vjeç, hyra me majat e këmbëve në një bar të zonës mes pleqve për të parë finalen e Champions League kundër Bayern Munchen. Atë natë e kuptova se sa e dua këtë skuadër. Kur Milito kaloi Van Buyten dhe shënoi, aty nuk kujtoj më asgjë”.

1 Komente

  1. W
    WTF was that?

    Suksese dhe me kembe ne toke tu befsha ,mos ua ver veshin elozheve te shtypit por puno kokekulur qe te mos perfundosh si keta te tjeret.

    Lini një Përgjigje