Rivaldo e kritikon, Dani Alves përgjigjet ashpër: "Duhen b... për të bërë atë që bëj unë"

2 Gusht 2022, 17:07Sport TEMA

Rivaldo e kritikon, Dani Alves përgjigjet ashpër: "Duhen b...

Dani Alves, për t’u përgatitur për Kupën e Botës në Katar, ka zgjedhur të transferohet në kampionatin meksikan, duke pranuar ofertën e Pumas.

Një zgjedhje kjo që është kritikuar nga legjenda Rivaldo. Siç ka bërë të ditur Marca, ish-Topi i Artë dhe kampioni i botës me Brazilin në vitin 2002 ka dhënë mendimin e tij në lidhje me zgjedhjen e mbrojtësit.

“Nuk e di nëse ka bërë zgjedhjen më të mirë duke shkuar te Pumas. Mund të kishte luajtur në një vend ku trajneri i kombëtares mund ta shihte më mirë”, ka thënë Rivaldo për TUDN.

“Megjithatë, besoj se trajneri i Brazilit ka shumë besim te Dani Alves, për eksperiencën e tij dhe sepse është lojtari që ka fituar më shumë në botë, dhe mendoj se nëse do të shkojë në Botëror, do të bëjë mirë. Është pak i madh në moshë, por ka besimin e trajnerit”.

Nuk ka vonuar përgjigja e Dani Alves, i cili ka reaguar në rrjetet sociale. “Për të bërë gjërat që bëj unë duhen b… . Përndryshe nuk mbetet gjë tjetër vetëm që të flitet”, ka qenë mesazhi i ish-yllit të Barçës, Juventus-it dhe PSG-së.

Lini një Përgjigje