EKSKLUZIVE/ Armand Duka dhe Koço Kokëdhima thellojnë skandalin me të drejtën televizive të Superiores, shtyjnë garën për shpalljen e fituesit

2 Gusht 2022, 16:36Sport TEMA

EKSKLUZIVE/ Armand Duka dhe Koço Kokëdhima thellojnë skandalin

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka vijon të thellojë skandalin me shitjen e të drejtës televizive të Kategorisë Superiore.

Gazeta TemA raportoi pak ditë më parë ekskluzivisht se në garë për të marrë të drejtën televizive të Superiores ishin Super Sport ( me aksioner Armand Dukën) dhe kompania Tibo.

Tibo ka ofruar shifrën me të lartë me 1.2 milion euro, ndërsa Super Sporti ku bën pjesë Duka ka ofruar 600 mijë euro dhe ligjërisht fitues shpallet kompania që ka ofruar shifrën më të lartë, pasi dhe përfitimet për klubet do jenë më të larta.

Burime për Gazetën TemA nga FSHF kanë bërë me dije se ditën e sotme dyshja Duka-Kokëdhima kanë shtyrë për në raundin e tretë shpalljen e fituesit, duke tentuar me gjithçka që të shpallin fituese kompaninë që ata duan.

Armand Duka dhe Koço Kokëdhima po bëjnë çmos në mënyrë skandaloze që fitues të jetë Super Sporti, me aksioner vetë kreun e FSHF-së.

Eshte e qartë që e gjithë procedura po kryhet në mënyrë të turpshme, vetëm e vetëm që Armando Duka të shpallë fitues Super Spotin e tij që të përfitoje personalisht e gjithçka të jetë nën kontrrollin e tij. (TemA)

3 Komente

  1. F
    Fshf mafia

    Mafia futbollit shqiptar

    1. D
      Duka krimit

      Dy hajdute cprisni tjeter ju

      1. P
        Preshi I lushnjes

        te behet ne ligj per konflict interest dhe te veje ne te semes Duka dhe gozhda e Bujar Leskaj , qe I rrojti bithen dukes

        Lini një Përgjigje