'Familja s’më kuptonte', Florian Marku rrëfen si la shkollën për boksin

2 Gusht 2022, 14:51Sport TEMA

'Familja s’më kuptonte', Florian Marku rrëfen si la

Kampioni i boksit, Florian Marku është një ndër sportistët më të suksesshëm të momentit. Më 25 gusht, Marku do të ndeshet në ‘Air Albania’ kundër boksierit meksikan, Miguel Ramirez.

Sëfundmi Marku ka dhënë një intervistë ku ka folur për pasionin e tij për boksin, si edhe kundërshtitë që ka hasur fillimisht nga familja. Marku thotë se e ka lënë shkollën që në moshën 14-15 vjeçare dhe i ëshët dedikuar 100% boksit.

Por ky veprim i tij, nuk është pritur mirë nga familja, të cilët e kanë kundërshtuar, por Marku tregon se tashmë familjen e ka në krah dhe e mbështet në çdo vendim.

“E kam lëne shkollën ne moshën 14-15 vjeçare, për t’iu dedikuar 100% sportit të boksit. Asokohe i thashë familjes time se për këtë vendim që mora do të shpërblehem një ditë, pasi do te paguhem mirë nga ky sport dhe do të jetojmë më mirë. Asokohe familja ime s’më kuptonte, por ja ku jemi sot. Familja ime është më shumë se kurrë pranë meje, më kupton dhe më mbështet”, tha Marku.

Lini një Përgjigje