Presidenti i Laçit, Pashk Laska, ka reaguar pas shkarkimit të trajnerit Shpëtim Duro.
Në deklaratën e tij, publikuar në faqen e klubit kurbinas, Laska thotë se skuadra u shpërfytyrua ndaj Petrocub, për shkak se trajneri ndryshoi modulet, duke i nxjerrë nga detyra lojtarët.
Sipas Laskës, me deklaratën pas ndeshjes, trajneri Duro ka hedhur akuza të rënda ndaj klubit dhe e fton që nëse di diçka, le ta thotë publikisht.
Nuk e kuptoj se çfarë personaliteti kanë trajnerë të caktuar. Si është e mundur që Duro gabon dy herë me Laçin duke na hequr Kupën dhe larguar nga Europa në pak muaj.
Thotë se skuadra është shpërfytyruar në 30 minutat e fundit. Po si? Kush e shpërfytyroi skuadrën në 30 minutat e fundit ndaj moldavëve? Mesa kuptoj nga taktika, ai lëvizi vetë modulet në këtë pjesë të lojës. Duke i nxjerrë nga detyrat lojtarët. Mos i thashë unë? Le të flasë...
Akuza të rënda ndaj klubit që i dha mundësi dy herë për të trajnuar. Nëse Duro di diçka le ta thotë publikisht. Fatura e dështimit bie mbi klubin, mbi mua dhe jo mbi ish-trajnerin. Përtej këtyre, pse thotë u largova vetë apo gjëra të tjera në dëm të imazhit tonë si klub.
Laci e shiti ndeshjen. Shikoni si kane vajtur bastet dhe kuptohet ....