TemA
Pavarësisht oshilacioneve gjatë sezonit, Partizani ia doli të përmbushë me sukses një nga objektivat kryesorë: sigurimin e një vendi në Final 4. Një arritje e merituar për të kuqtë, që edhe pse e vulosën këtë sukses në ndeshjen e fundit, treguan karakter të fortë dhe shpirt gare, si një klub i vërtetë kampionësh.
Sigurimi i vendit në Final 4 përbën një mision të përmbushur për Partizanin, i cili tashmë do të ketë mundësinë të luajë dy ndeshje finale për të tentuar edhe trofeun e titullit kampion.
Një tjetër sukses i madh këtë sezon për klubin e kuq ishte edhe realizimi i një prej planeve më të guximshme: shitja e katër prej lojtarëve kryesorë të ekipit — Tedi Cara, Arinaldo Rrapaj, Andi Hadroj dhe Christian Mba — duke vendosur një rekord të ri në historinë e futbollit shqiptar. Edhe pse largimi i këtyre emrave të rëndësishëm dobësoi ndjeshëm skuadrën dhe krijoi shumë dyshime për ecurinë e sezonit, sfida e sotme i vuri vulën çdo skepticizmi, duke i dhënë të drejtë presidentit Gaz Demi për vendimet e tij të guximshme.
Një tjetër goditje e madhe nga presidenti i kuq ishte edhe afrimi, vetëm pesë javë para fundit të sezonit, i trajnerit të njohur Skënder Gega. Emri dhe personaliteti i Gegës sollën një frymë të re në grup dhe entuziazëm të madh te tifozët, duke rikthyer shpresën dhe forcën e munguar.
Sot Partizani ka arritur një fitore të madhe: sigurimin e pjesëmarrjes në Final 4 dhe në Kupat e Europës. Tashmë, të kuqtë kanë të gjithë fokusin dhe ambicien e tyre drejt ndeshjeve finale për të kapur edhe objektivin më të madh: titullin kampion.
Demi e ktheu ne ekip biznesi, puna e tij, ekip privat, ben si te doje. Sot qe e pashe m'u duk si ekip i kat.trete krahasuar me Partizanin qe kemi pare dikur. Gega me shpirtin e dikurshem te Partizanit, solli vendin e katert. Pse e largoi Gegen, se ky nuk binte dakort me futbollin si biznes, por me futbollin loje me top.
Partizani te falenderoje arbitrin rrugac Xhaja per fitoren e sotme.
Pas ketij edicioni qe po i vjen fundi, beni skuadren qe i takon atij klubi. Per mendimin tim te mbaje vetem Qirkon, Preken, mesfushorin korcar 20 vjecar dhe Janjeven. Asnje tjeter nuk duhet. C' eshte kjo merr futbollist qe nuk kane luajtur per muaj te tere, vetem nga emri. Ai Shala nuk duhet te rrije asnje minut. Gega i mrekullueshem. I dhimbset Partizani. Ka qene nje centerbek virtuoz me ekipin e zemres dhe me Kombetare. Kam vetem nje keshille per te. 1. Te detyroje skuadren te qarkulloje topin sa ti merren mend kundershtarit, se jane shume keq ne kete aspekt dhe 2. Detyro ekipin te shoh ndeshjet e ekipeve perendimore. Ata luajne rrafsh me token per cdo pas qe japin. Futbolli luhet ne toke e jo ne qiell. Sa e ngene topin nga toka ua merr kundershtari. ne jemi te kenaqur qe u fut ne katershe, asgje nuk presim me per 17 here kampionet dhe 29 here nenkampionet e vendit. Trajneri beri maksimumin.