Pas ndeshjes me Milanin te Interi dalin në shitje 2 lojtarë, mes tyre edhe…Kristjan Asllani

24 Prill 2025, 13:21Sport TEMA
Pas ndeshjes me Milanin te Interi dalin në shitje 2 lojtarë, mes tyre

Pas humbjes 0-3 ndaj Milanit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, te Interi kanë nisur menjëherë lëvizjet për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Sipas mediave italiane, drejtuesit zikaltër po konsiderojnë shitjen e disa lojtarëve që nuk kanë bindur, ndër ta Kristjan Asllanin dhe Mehdi Taremin.

Asllani, mesfushori shqiptar që shihej si një investim për të ardhmen, nuk ka arritur të konsolidojë një vend në formacionin titullar. Edhe pse ka pasur paraqitje pozitive herë pas here, mungesa e vazhdimësisë dhe hapësirat e kufizuara kanë bërë që klubi të mendojë për një largim të mundshëm në verë, qoftë me shitje të plotë apo huazim me të drejtë blerjeje.

Nga ana tjetër, sulmuesi iranian Mehdi Taremi, i afruar për të shtuar opsionet në fazën ofensive, nuk ka lënë gjurmë, duke u kritikuar po kaq shumë nga tifozët. 

5 Komente

  1. S
    Sali Kari

    Allahu ekbar

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara

      dy nga lojtaret me kot, por ka edhe te tjere...

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kostandin Leka

        Ky ASLLANI shumë shpejt do tregojë vlrat që ka.Është lojtar mme shumë të ardhme.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sander

          ik o Asllan nje ore e me pare nga italia mos u mer me pepinot

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jorgo

            ja do vije te luaje me Elbasonin se vetem aty mund te beje hajer

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje