Përballet me Shqipërinë, Çekia publikon listën

8 Nëntor 2024, 14:38Sport TEMA

Çekia, një nga kundërshtarët e Shqipërisë në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, ka publikuar listën e lojtarëve.

Trajneri i çekëve, Ivan Hasek, ka publikuar një listë me plot 25 lojtarë, ku nuk mungojnë risitë. Surpriza më e madhe mund të quhet grumbullimi i Matej Sin, i cili luan në kampionatin vendas me Banik Ostrava.


Është rikthyer te Çekia Jan Boril, i cili mungonte prej kohësh. Kombëtarja çeke, do të përballet me Shqipërinë më 16 Nëntor në Tiranë, ndërsa tre ditë më vonë pret në shtëpi Gjeorgjinë.

Përballet me Shqipërinë, Çekia publikon listën

Lini një Përgjigje