Përmendi emrin e Sukur në Marok-Kanada, komentatorin turk e shkarkojnë në pushimin e ndeshjes

2 Dhjetor 2022, 13:04Sport TEMA

Përmendi emrin e Sukur në Marok-Kanada, komentatorin turk e

Në kanalin televiziv turk “TRT”, komentatori Alper Bakırcıgil u kujtoi shikuesve turq se goli më i shpejtë në një Botëror të futbollit është shënuar nga legjenda turke Hakan Sukur.

Dhe ai nuk duhej ta bënte këtë. Të paktën jo sipas punëdhënësit të tij.

Gjatë pushimit së ndeshjes Marok-Kanada, Bakırcıgil u hoq nga ekrani dhe u zëvendësua nga një koleg. E pas ndeshjes ka marrë njoftimin për shkarkim, shprehet ai vetë në “Twitter”.

“Më pushuan nga TRT-ja, ku punova me krenari për shumë vite, pas ngjarjes që ndodhi sot (e enjte)”-shkruan ai.

Arsyeja e pushimit nuk është se komentuesi turk kishte thënë diçka faktikisht të gabuar.

Hakan Sukur me të vërtetë shënoi golin më të shpejtë në historinë e Kupës së Botës kur, pas vetëm 11 sekondash, ai vendosi Turqinë në avntazh në ndeshjen e Kupës së Botës në 2002.

Por që atëherë, Sukur konsiderohet nga qeveria turke si i lidhur me terrorizmin.

2 Komente

  1. s
    shqip

    Fatkeqsisht ky Erdogani yne po e imiton ne cdo gje HAJDARIN E TURQISE qe kujton se do rroje 100 vjet.

    1. A
      Artan

      Mos e kishe fjalen per Doktor Mortjen tende.

    Lini një Përgjigje