Presidenti i Partizanit thirrje qeverisë: Duhet ligji për sponsorizimet, Shqipëria të ndjekë modelin e Kosovës

9 Shtator 2022, 16:36Sport TEMA

Presidenti i Partizanit thirrje qeverisë: Duhet ligji për

Presidenti i Partizanit Gazmend Demi në një lidhje telefonike për emisionin “Skaner” theksoi rëndësinë që ka bërja e ligjit për sponsorizimet në Shqipëri.

“Duhet të bëhet ligji i sponsorizimit. Modeli i Kosovës, ne mund ta bëjmë edhe më të mirë. Sporti është pasaporta më e madhe e një vendi të vogël, pa asnjë treg, pa asnjë gjë”

Demi tha se sikur Shqipëria të bëjë 10 për qind të asaj që bën Kosova do të bëhej diçka e mirë për sportin.

“Shteti është i varfër që të japë para për ne, s’kemi pse t’i kërkojmë shtetit tonë. Unë vërtet kam bërë investime. Vetëm një gjë, ligji i sponsorizimeve, te bastet nuk ka për të marrë njeri licencë me këto që po fliten deri tani.

Teorikisht, politikisht, i kanë kokat e mëdha, s’kemi gjë në dorë ne. Ne duhet të flasim për ekipet shqiptare, në volejboll, basketboll, çfarë mund të bëhet e mirë për sportin.

Kosova një pjesë e vogël e Shqipërisë së madhe, dhe Shqipëria e madhe nuk bën as 10 për qind të asaj që bën Kosova. Do isha i gëzuar sikur Shqipëria të bënte 10 për qind të asaj që bën Kosova, do ishim idealiste se në vite do bëhej diçka më e mirë”, u shpreh presidenti i Partizanit.

Lini një Përgjigje