Orges Shehi nuk lëviz nga Tirana

8 Shtator 2022, 20:25Sport TEMA

Orges Shehi nuk lëviz nga Tirana

Orges Shehi nuk lëviz nga Tirana. Trajneri i kampionëve e konfirmon këtë në një komunikim për RTSH Sport në kulmin e zërave për transferimin e mundshëm në Tetovë te Shkëndija.

Trajneri durrsak vazhdon punën i pashqetësuar nga zërat e merkatos ndërsa presidenti Refik Halili dhe drejtori sportiv i bëjnë një vizitë të gjatë në seancën stërvitore të mesjavës.

Numri 1 i klubit, ndoshta i shqetësuar edhe nga zërat e orëve të fundit, vendosi të komunikonte personalissht me trajnerin për më shumë se 30 minuta ndërsa bashkë me Osmanin qëndroi në kompleksin stërvitor gjatë gjithë seancës që zgjati më shumë se 90 minuta.

Fillimisht, presidenti u takua me gjithë grupin bardheblu ndërsa prania e tij në ambjentet e “Skënder Halilit” është një sinjal i rëndëishëm pasi skuadra po kalon një moment jo shumë pozitiv.

Huseini nuk është ende gati për të zbritur në fushën e lojës ashtu si edhe Bruno Lulaj ndërsa Aleksi mund të tërhiqet në mbrojtje për sfidën e kësaj fundjave.

Alternativat e Shehit në repartin e tërhequr janë të pakta ndërsa fizikisht skuadra po reflekton probleme të mëdha prandaj tekniku i kampionëve ka punuar kryesisht edhe në këtë drejtim.

Përballja me Kastriotin është jetike sepse pas 3 javëve të para Tirana numëron vetëm 4 pikë dhe diferenca me kreun ka shkuar në 5.

1 Komente

  1. I
    Ilir

    Le ta mbaje Tirana kete trainer por vendi 5 do ishte sukses i madh ne fund te kampionatit.Ky eshte si Blendi Shkembi totalisht i pa afte

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje