Java e katërt e Superiores nis me Teuta-Kukësi, të dy trajnerët kanë objektiv vetëm fitoren

8 Shtator 2022, 17:58Sport TEMA

Java e katërt e Superiores nis me Teuta-Kukësi, të dy

Është nisur të dalë kampion, por Kukësi pas 3 ndeshjeve të parë në Superligë renditet i fundit.

Një situatë aspak pozitive që verilindorët duan ta ndryshojnë të premten kur në ‘Niko Dovana’ në orën 17:45 të përballen me Teutën.

Gjithmonë hyjmë me optimizëm dhe ato ndeshja që kemi lënë objektivi ka qenë i njëjtë. Unë jam optimist për aq kohë sa shoh ekipin në stërvitje dhe stërvitet mirë. Është mirë në fushë aspekte.

Me Teutën gjithsesi do jetë një ndeshje e fortë pasi edhe ata kanë synimet e veta,”-u shpreh Skënder Gega, trajner i Kukësit.

“Nuk mendoj se do të kemi ndonjë ndeshje të lehtë, sidomos përballë Kukësit. Është klub i mirë investuar, me lojtarë shumë cilësor. Ne duhet të bëjmë më të mirën në çdo ndeshje, të japim maksimumin dhe të fitojmë. Pas ndeshjes bëhen analizat nëse kemi bërë mirë apo keq”, deklaroi pak dite me pare trajneri i Teutes Bledi Shkembi.

Teuta-Kukësi është ndeshja e parë e javës së katërt të Superligës, ndërsa katër sfidat e tjera do luhen të shtunën

Lini një Përgjigje