‘Harry’ Potter i Chelsea, mund t’i ndryshojë të ardhmen Brojës: Tuchel që nuk e donte, nuk është më

8 Shtator 2022, 14:24Sport TEMA

‘Harry’ Potter i Chelsea, mund t’i ndryshojë të

Armando Broja ka bërë debutimin në fazën e grupeve të Champions League mbrëmjen e djeshme, por ka qenë një herë e parë e hidhur me Chelsea që ka dalë i mundur në mënyrë befasuese nga Zagrebi përballë Dinamos.

Kjo i ka kushtuar pankinën edhe Thomas Tuchel, një që shkodranin nuk e kishte në preferencat e tij, pavarësisht minutave që i dha nën ndikimin e presidentit Boehly.

Kampionët kroatë kishin një record negative në këtë kompeticion, duke fituar vetëm 5 nga 43 takimet e fundit, por Mislav Orsic në minutën e 13 shënoi golin që vendosi ndeshjen. 20 vjecari shqiptar, mori vendin e blerjes së fundit të londinezëve Pierre-Emerick Aubameyang, pas gati një ore lojë, por sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk pati impaktin e duhur, i mbytur në një mefshtësi totale që kishte përfshirë skuadrën e Tuchel.

Kështu minutat e para në elitën e futbollit nuk shkuan ashtu si do të donte Broja, jo vetëm për humbjen e të tijve, por edhe në nivel performance.

Në vlerësimet e prestigjozes ESPN, sulmuesi shqiptar u vlerësua me notën 5. “Zëvendësoi Aubameyang në minutën e 59 dhe shërbeu vetëm një top përpara portës pak moment pasi hyri në fushë. U përpoq të injektonte energji shtesë në lojë, por pa shumë sukses” analizuan specialistët.

Për Brojën megjithatë është një moment i rëndësishëm, i përfshirë në listën Champions vetëm në fund dhe i freskët nga rinovimi i kontratës me Chelsea deri në vitin 2028.

Pikërisht ardhja e Graham Potter, mund të jetë me impakt fondamental për të ardhmen e shkodranit, që do të ketë shanse të barabarta e mungesë paragjykimi për të fituar zemrën e ish-trajnerit të Brighton, që pritet të mbërrijë në Stamford Bridge.

1 Komente

  1. h
    hajt ne pidh te putanes nashi Arschloch

    shko e qiu peder

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje