“Është jashtë kontrollit”, gazetari kundër trajnerit të Interit: Si mund të fusësh Gagliardinin para Asllanit?

8 Shtator 2022, 13:42Sport TEMA

“Është jashtë kontrollit”, gazetari kundër

Interi luajti në mbrëmjen e djeshme kundër Bayern Munchen për Champions League, atje ku humbi me shifrat 0-2.

Inzagi vendosi që të mbante në stol Kristjan Asllanin, ashtu si edhe në Seria A. Gazetari i njohur suedez, Siavoush Fallahi, shprehet se nuk e kuptoi zgjedhjen e Inzagit.

Ky i fundit aktivizoi në minutën e 80 të takimit Gagliardinin duke i dhënë pak minuta, teksa ndeshja e kishte marrë rrjedhën e saj. Shumë më llogjike do të ishte provimi i një elementi të ri për t’u mësuar me presionin e Champions League dhe të ndeshjeve të mëdha.

“Si mund të futësh Gagliardinin para Asllanit? Inzagi duket jashtë kontrollit”, shkruan gazetari suedez. 

Lini një Përgjigje