Conference League: Ballkani i Ilir Dajës i pafat, CFR Cluj i merr një pikë në fund të ndeshjes

8 Shtator 2022, 20:43Sport TEMA

Conference League: Ballkani i Ilir Dajës i pafat, CFR Cluj i merr një

Ballkani e ka nisur me barazim fazën e grupeve të Conference League, me sfidën e luajtur përballë CFR Cluj në “Fadil Vokrri” që u mbyll me barazimin 1-1.

Ishin rumunët ata të cilët dominuan fraksionin e parë, duke kërcënuar vazhdimisht portën e Frashërit, me këtë të fundit që ia doli ta mbante të paprekur në këtë pjesë.

Pjesa e dytë foli më shumë për kampionët në fuqi të Kosovës, të cilët gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 65’, me Thaçin që kaloi shumë bukur mbrojtjen e rumunëve.

Festa e Suharekës zgjati deri në minutën e 91’, kur Yuri Matisa shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit Frashëri dhe u dhuroi barazimin rumunëve.

Lini një Përgjigje