Pritej titullar, por Asllani merr nota të larta si zëvendësues! Media italiane: Lojtar me shumë personalitet

15 Janar 2023, 18:05Sport TEMA

Pritej titullar, por Asllani merr nota të larta si zëvendësues!

Pritej ta niste titullarë pas paraqitjes mbreslënëse në Kupë, por Inzaghi zgjodhi edhe njëherë që Asllani të ulet në stol dhe vendin e tij ta marrë Gagliardini. 

Gjithsesi nga momenti që hyri si zëvendësues në ndeshjen me Verona-n 20-vjeçari shqiptar la edhe njëherë përshtypje shumë pozitive.

Kjo është vënë re edhe nga mediat italiane, që në përfundim të sfidës i kanë dhënë notën më të lartë si zëvendësues. 

“TuttomercatoWEB” ka vlerësuar me notën 6.5, ndërsa e përshkruan kështu: “për personalitetin e treguar për gjuajtjen e bukur nga jashtë zone.”

Asllani u transferua në verë nga Empoli te Interi për një shifër që shkon në total te 16 mln euro.

 

Lini një Përgjigje