Priti 16 muaj për këtë moment, Etrit Berisha “ringjallet” sërish në futbollin europian

28 Prill 2025, 12:34Sport TEMA
Priti 16 muaj për këtë moment, Etrit Berisha

Vuajtja për Etrit Berishën ka marrë fund. Pas 16 muajsh, ish-portieri i Kombëtares ka mbrojtur sërish portën e një klubi europian.

Berisha u aktivizua titullar nga Haken, që barazoi 1 me 1 përballë Hamarbit. Sfida ku debutoi gardiani shqiptar ishte e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit suedez.

Hera e fundit kur Berisha luante në një ndeshje për klube, ishte në dhjetorin e vitit 2023. Më pas dëmtimet dhe mungesa e një klubi bënë që t’i mungonte fusha e blertë.

Kontrata me Hamarbin është e vlefshme deri në fundin e këtij viti. 36-vjeçari ia ka dalë në fillim, që të fitojë vendin e titullarit.

1 Komente

  1. I
    Ilir

    Forca Etrit... nuk ka me te mire Shqiperia per momentin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje