PSG përgatit ofertë të “çmendur” për yllin e Napolit

19 Mars 2023, 19:28Sport TEMA

PSG përgatit ofertë të “çmendur” për


Skuadra e Paris Saint-Germain duket se është gati ta bëjë një tjetër “çmenduri” në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, drejtuesit e PSG-së janë duke e përgatitur një ofertë prej 180 milionë euro për ta transferuar yllin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia-n.

Gjithashtu, mediat në Francë bëjnë të ditur që edhe Kvaratskhelia-s do t’i ofrohet një pagë tejet e madhe, në mënyrë që të bindet për t’iu bashkuar skuadrës parisienë.

Gjeorgjiani aktualisht përfiton rreth 1.5 milionë euro neto në sezon me Napolin, ndërsa thuhet se paga që i ofrohet nga Parisi është rreth 15 herë më e lartë.

Kujtojmë që 22-vjeçari po bënë një sezon të mrekullueshëm me klubin e tij, që prej se u transferua në verën e kaluar për vetëm 10 milionë euro nga skuadra gjeorgjiane, Dinamo Batumi.

Kvaratskhelia deri më tani ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 15 asistime në 29 paraqitje në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Ofertë për yllin e Napolit thuhet se ishte duke u përgatitur edhe nga Newcastle United, por duket se ata do të dorëzohen përballë francezëve.

Lini një Përgjigje