Ky është sezoni i Myrto Uzunit

19 Mars 2023, 16:42Sport TEMA

Ky është sezoni i Myrto Uzunit

Myrto Uzuni e ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme ftesën në Kombëtaren Shqiptare. Sulmuesi tregoi se ky është sezoni i tij, duke qenë protagonist në fitoren e Granadës në La Liga 2.

Në fitoren 2-1 ndaj Albacete, beratasi ishte i jashtëzakonshëm, pasi arriti të shënojë gol dhe të dhurojë asistin perfekt tek realizimi që solli edhe fitoren. Uzuni i vodhi kohën mbrojtësit për të shënuar të 20 sezonal me Granadën, teksa më pas dha asistin e katërt në kampionat.

Performancë fantastike kjo nga ana e Uzunit që pritet të jetë një zgjedhje e parë për trajnerin Sylvinho në transfertën e Polonisë.

Ai kryeson renditjen e golashënuesve të kampionatit dhe sipas gjasave do zbresë nga minuta e parë në duelin kundër Lewandoëskit me shokë.

2 Komente

  1. D
    Diplomati

    I beri te dy gola Ozuni

    1. A
      Anri

      ahahahahhahahahaha..Ky nuk ka lidhje fare me ate qe kerkohet.

      Lini një Përgjigje