Tare në konflikt me Sarri-n, Lotito vendos vetëm në fund të majit

19 Mars 2023, 17:14Sport TEMA

Tare në konflikt me Sarri-n, Lotito vendos vetëm në fund të

Igli Tare, Maurizio Sarri dhe Claudio Lotito në mes. E ardhmja e drejtorit sportiv nuk është më e sigurt në Romë pasi në javët në vazhdim presidenti i klubit pritet që të bëjë zgjedhjen e vështirë.

Konflikti i radhës – Deklaratat e trajnerit pas ndeshjes ku Alkmaar eleminoi Lazio-n nuk i kanë pëlqyer aspak Tares. Ky i fundit thuhet se në ambientet e hotelit Van Der Valk Akersloot i ka mbajtur qëndrim Sarri-t madje mes palëve thuhet se nuk ka më komunikim. 

Sarri, pas eleminimit të Lazio-s nga Europa League, akuzoi Taren se nuk kishte ndërtuar ekip për shumë kompeticione dhe se nuk kishte punuar mirë as me akademinë.

Zgjedhja – Sipas mediave italiane në këtë mes ka hyrë edhe presidenti i klubit, Lotito, i cili ka punuar për shumë vite me Taren. Ai e njeh fare mirë punën e shqiptarit dhe për mediat italiane do të jetë i detyruar që në fund të seonit të bëjë edhe zgjedhje e madhe.

1 Komente

  1. P
    Populli

    Po kujt i krisi per Taren aman. Po cfare lajmi qesharak eshte ky. Keni shume lajme per Artificial Inteligjence, per ukrainen e per kosoven sa mos i ndotni lajmet me femra lakuriq e punesoimin e Tares. Pervec artikujve te Meros nuk lexohet me kjo gazete…

    Lini një Përgjigje