Rikthimi në fushë i Marash Kumbullës, Mourinho zbulon datën dhe detajet

10 Dhjetor 2023, 14:32Sport TEMA
Rikthimi në fushë i Marash Kumbullës, Mourinho zbulon datën

Futbollisti shqiptar ka lënë pas dëmtimin e rëndë që pësoi në pranverë të këtij viti ndaj Milanit dhe tashmë ka rinisur stërvitjen me grupin tek skuadra e Romës.

Mbrojtësi i verdhekuqve po shton ngarkesën gradualisht ndërsa rikthimi në fushë është shumë pranë.

Detajet i ka dhënë vetë trajneri i Romës, Jose Mourinho në konferencën pas ndeshjes ndaj Fiorentinës, duke dhënë edhe datën kur Kumbulla pritet të rikthehet në fushë.

“Kumbulla ka lënë pas dëmtimin dhe po stërvitet rregullisht me skuadrën. Nuk e rrezikuam ndaj Fiorentinës, pasi vjen nga një ndërprerje e gjatë dhe duam të rikuperohet sa më mirë. Besoj se mund të luajë 10-15 minuta ndaj Napolit, nëse do ta kemi të nevojshme, megjithatë në sfidën pasardhëse ndaj Juventusit do të ketë patjetër hapësira”, u shpreh Mourinho.

Më 23 dhjetor, Roma do të presë Napolin në “Olimpico” dhe më pas një javë më vonë do luajë kundër Juventusit në transfertë në sfidën e fundit të vitit.

Lini një Përgjigje