
Ndeshja e Champions League mes Rangers dhe Napolit është shtyrë me 24 orë, nga çfarë ishte caktuar dhe shkak është bërë vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II.
Ky takim duhej të luhej të martën më 13 shtator, por tashmë është shtyrë për t’u zhvilluar te mërkurën më datë 14.
Vendimi për orarin e ri të ndeshjes Rangers-Napoli është zyrtarizuar nga UEFA përmes një postimi në faqen zyrtare.
“UEFA njoftoi sot se ndeshja e UEFA Champions League midis Rangers FC dhe SSC Napoli, e planifikuar fillimisht për të martën më 13 shtator, është riplanifikuar për të mërkurën më 14 shtator në orën 21:00. Kjo është për shkak të kufizimeve në burimet e policisë dhe çështjet organizative në lidhje me ngjarjet e vazhdueshme rreth zisë kombëtare për Madhërinë e Saj Mbretëresha Elizabeth II.”-bën me dije UEFA.
Ku i gjeni keta analfabete funksionale qe nuk dine as te shkruajne? Ne rradhe te pare, shikoni titullin si eshte shkruajtur. "...Champiosit... Nga nje fjale angleze doli nje fjale e re ne shqip. Keta analfabete nese duan qe te pershtasin nje fjale te huaj me nje ne shqip duhet dhe ta shkruajne ashtu siç duhet ne shqip. Ose te shkruhej me mire "niveli apo kategoria e Kampioneve", por jo te shkruhet gjysem anglisht dhe gjysem shqip (me -sit si prapashtese e fjales). Ne rradhe te dyte, nese do te permendin Mbretereshen atehere duhet qe edhe ti vendosin emrin se cila eshte. Nuk kane piken e rregullit dhe te edukates qytetare as kur shkruajne keta analfabete funksionale. Ne rradhe te trete, perse i shkruani nje here tekste me mendimet e juaja dhe me poshte citoni tërë informacionin e marre? Kjo do te thite qe eshte shkruajtu dy here e njejta gje. Apo doni qe te mbushnin faqen me sa me shume fjali dhe duket si nje artukull i gjate dhe i rendesishem? Na mbyten analfabetet funskionale!
Kritiko, miqesisht po te them, se nje qe kritikon se si e shkruajne te tjeret gjuhen, duhet te kete vete me shume kujdes qe te mos shkruaje psh: "artukull", "funskionale", "thite" ne vend te "thote" etj xhevairesh...