Forbes: Real Madrid, klubi i futbollit më i vlefshëm në botë

10 Shtator 2022, 19:01Sport TEMA

Forbes: Real Madrid, klubi i futbollit më i vlefshëm në botë

Real Madrid mbetet klubi më i vlefshëm i futbollit në botë. Sipas “Forbes”, 14 herë fituesit e Ligës së Kampionëve janë përpara Barcelona në këtë klasifikim.

5.1 miliardë Dollarë kushton klubi ku përllogariten gjithçka, përfshi asetet.

Barcelona, rivali kryesor i Real Madrid është e dyta me 5 miliardë Dollarë vlerë.

Një diferencë e vogël mes tyre. Podiumi plotësohet nga Manchester United vlera e të cilit është 4.6 miliardë Dollarë.

Një tjetër emër i njohur i futbollit anglez është i katërti.

Liverpool vlen 4.45 miliardë Dollarë dhe pas tij ikona e Gjermanisë, Bayern Munchen, 4.28 miliardë Dollarë.

Në dhjetëshen e parë janë edhe Manchester City, Paris Saint-Germain, Chelsea, Juventus dhe Tottenham.

Lini një Përgjigje