ZYRTARE: Skënder Gega largohet nga drejtimi i Kukësit

10 Shtator 2022, 16:44Sport TEMA

ZYRTARE: Skënder Gega largohet nga drejtimi i Kukësit

Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Siç u bë e ditur paraditen e sotme, pas mbledhjes me presidentin Safet Gjici dhe stafin teknik, Gega ka reflektuar.

Sot pasdite ai ka paraqitur dorëheqjen duke i dhënë fund në këtë mënyrë aventurës me verilindorët. Pas javës së katërt të Superiores, kuksianët mbeten pa trajner. Një sezon i ri, por ves i vjetër ky i verilindorëve që tanimë duhet të gjejnë zëvendësuesin e Gegës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri përmes një postimi në “What’s App”. Ai falënderon futbollistët për bashkëpunimin që patën deri në këto 4 javë të elitës.

“Faleminderit të gjithëve”, shkruan Skënder Gega duke treguar në këtë mënyrë largimin nga kuksianët. Kujtojmë që dje verilindorët barazuan 0-0 kundër Teutës dhe kjo me sa duket ka sjellë “divorcin” e parakohshëm mes palëve.

Lini një Përgjigje