Egnatia i jep leksion Vllaznisë, Kastrioti kthehet si “mace e zezë” për Tiranën

10 Shtator 2022, 17:00Sport TEMA

Egnatia i jep leksion Vllaznisë, Kastrioti kthehet si “mace e

Dy ndeshjet e radhës janë luajtur në javën e katërt të Superiores. Egnatia ka marrë një fitore të madhe ndaj Vllaznisë me shifrat 3-0. Shkodranët kanë pasur fatin me vete në takimet e fundit duke mundur rivalë si Kukësi dhe Tirana, por këtë herë i kanë dalë në pah problemet. Dy gola për dy minuta arritën të realizonin vendasit që me De Large dhe Mustën do të trondisnin shkodranët.

Egnatia ishte gjithmonë më e rrezikshme në portën kundërshtare, ndërsa kontrolli i topit të Vllaznisë mbetej jo efektiv.

Pjesa e dytë nisi me ndërrime dhe shkodranët dukeshin më të rrezikshëm, por Egnatia shënoi sërish. Këtë herë me Camaj që pasi mori vendin e Bambam do të shënonte me kokë pas krosimit të bukur nga krahu i djathtë.

Nga ana tjetër, Kastrioti është kthyer në një “mace të zezë” për Tiranën duke barazuar 0-0. Bardheblutë nuk po arrijnë dot që të mposhtin ekipin e drejtuar nga Cela. Sërish ishte e njëjta panoramë e ofruar nga ky takim. Tirana arrin të kontrollojë ndeshjen dhe të mundohet të rrezikojë portën kundërshtare, pa arritur dot që të shënojë.

Në minutat e fundit Kastrioti hidhet në aventurë për të fituar takimin dhe për pak ia doli, pasi në të 85 Prenkocevic i shkoi fare pranë avantazhit, duke u ndalur në traversë. 

 

1 Komente

  1. T
    Tifozi

    shkun per lesh kari dhe vllaznia dhe Tirona

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje