Spektakël në "Old Trafford", Man. United mposht Arsenalin

4 Shtator 2022, 19:24Sport TEMA

Spektakël në "Old Trafford", Man. United mposht Arsenalin

Manchester United ka fituar 3-1 kundër Arsenal në Old Trafford. Për javën e gjashtë të Premier League, dy skuadrat kanë dhuruar 90 minuta spektakolare, me vendasit që marrin tri pikë.

Djemtë e ten Hag janë imponuar në shtëpi, teksa sigurojnë fitoren e tretë radhazi, duke bërë që edhe trajneri i ri të ketë simpatinë e tifozëve. Dueli është hapur nga afrimi i fundit, Antony, që kaloi United në avantazh në të 35 minutë.

Në minutën e 60 Saka vendosi ekuilibrat, teksa vetëm gjashtë minuta më vonë United do rimerte epërsinë me Rashford. 

Do ishte sërish anglezi që me dopietën në të 75 minutë do vuloste tri pikët.
Pas kësaj jave, Arsenal qëndron në krye të Premier League me 15 pikë, kundrejt 12 të United për vendin e pestë.

Lini një Përgjigje