Superkupa i takon Barcelonës, show dhe gola në “El Classico” ndaj Real Madrid

12 Janar 2025, 22:07Sport TEMA
Superkupa i takon Barcelonës, show dhe gola në “El

Superkupa e Spanjës i takon Barcelonës. Një fitore e madhe 2-5 ndaj Real Madrid në finale, në një sfidë spektakolare në Arabinë Saudite.

Los Blancos e nisën me “marshin e pestë” takimin, teksa Kylian Mbappe realizoi me finesë. Një e majtë tokazi e Lamine Yamal solli golin e barazimit, në minutën e 22-të.

Në minutën e 33-të, Camavinga ndërhyn ndaj Gavit, teksa u akordua penallti për të besuarit e Flick, vetëm pas rishikimit me VAR të rastit. Nga pika e bardhë u nis Lewandowski, i cili nuk fali.

Pasi përmbysi rezultatin, Barça mori zemër dhe shënoi edhe të 3-tin me Raphinhan. Brenda pjesës së parë, Balde thelloi shifrat edhe më shumë. Në fillimin e pjesës së dytë, Raphinha kompletoi dopietën personale.

Barcelona mbeti me një lojtar më pak në të 56-tën, pasi Szczesny u ndëshkua me karton të kuq, për një ndërhyrje ndaj Mbappe-së.

Ekipi i Ancelottit “tundi rrjetën” me Rodrygon duke dhënë sinjale shprese, por gjithsesi pa i ndërruar dot udhë fatit të takimit.

Barcelona fiton kështu këtë trofe, që shijon shumë, pasi vjen në një “El Classico”.

3 Komente

  1. m
    mirel

    Barça 5 - RM Albitri 2

    Përgjigjjuni
    1. R
      Robert Mamillo

      ky albiter eshte dejali i dyte i Perez se djali i pare eshte Lahor.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vamos Barca!

      E mori dhe nje mut te merituar surratit skilja perez dhe pordhaci me camcakiz anceloti.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje