Sylvinho, gjumi i prishur nga Manaj e Broja: 6 nuk janë thirrur e nga lista aktuale duhet të eliminohen edhe tre

18 Mars 2024, 17:07Sport TEMA
Sylvinho, gjumi i prishur nga Manaj e Broja: 6 nuk janë thirrur e nga lista

Tre portierë, nëntë mbrojtës, pesë mesfushorë e nëntë sulmues për një total prej 26 lojtarësh të thirrur për dy miqësoret me Kilin e Suedinë. Asgjë e pazakontë, nëse letrat nuk do ishin përzier me lënien jashtë të 6 lojtarëve që Sylvinho i ka grumbulluar shpesh gjatë rrugëtimit impresionues të kualifikueseve që e dërguan kombëtaren për herë të dytë në histori në finalet e një kampionati Europian.

“Duhet të vëzhgoj” thotë braziliani dhe është e drejtë kështu, sepse si i pëlqen ta përmendë “kombëtarja është e hapur për të gjithë”. Ajo që bën përshtypje është se në me katër ndeshje nga turneu kontinental, shumë gjëra mund të ndryshojnë dhe disa nga protagonistët e kualifikueseve mund ta shohë veten jashtë listës finale.

TEPRICAT E ELIMINIMET E ORGANIKËS

Llogaritë janë të thjeshta: Ajeti e Ismajli janë të dëmtuar e për këtë arsye nuk janë thirrur nga tekniku, që në anën tjetër ka shpluhërosur Kumbullën. Jashtë ndër mbrojtësit është lënë edhe Adrian Bajrami, i freskët nga rinovimi me Benfikën e gjithnjë në konsideratën e teknikut. Kështu, janë tre lojtarë që kërkojnë vendin e tyre dhe gjashtë të tjerë që janë aktualisht pjesë.

Mes pesë mesfushorëve Sylvinho nuk përjashtoi nga projekti Gjasulën, veteranin e shumë betejave, eksperienca e të cilit mund të vlejë shumë ne Europian. Ndërsa mes 9 sulmuesve mungojnë Daku e Muja, për të cilët gati u bë luftë me Kosovën për t’i pasur e që, sipas konstatimit të teknikut, kanë bërë mirë. Gjë që do të thotë se normalisht duhet të jenë pjesë e grupit.

Por çfarë ndodh në të vërtetë: përveç 26 lojtarëve të thirrur me Kilin e Suedinë janë 6 të tjerë që e pretendojnë thirrjen, duke e cuar në 32 totalin. E ajo që e bën më të komplikuar, në Europian Sylvinho duhet të shkojë vetëm me 23 lojtarë. Deri në qershor do të jetë një luftë e vërtetë, forme e statusi, për të fituar një vend e për t’ia bërë brazlianit të vështirë, cilëndo zgjedhje t’i duhet të bëjë.

7 Komente

  1. E
    Evisa

    E kemi vënë prift, të mos i rruajmë mjekrrën! Le t'a lëmë të qetë të bëjë punën e tij, ne jemi sportdashës, kurrë nuk mund të jemi në nivelin e tij, ai është profesionist në futboll.

    Përgjigjjuni
    1. f
      fredi

      me se e drejte respekte

      Përgjigjjuni
    2. T
      Trojan

      Manaj babai rasteve me ekipin kombetar ,thjesht nuk i ecen ,gabim fatal

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bujar Kanapari

        Ne kete rast mendoj se trajneri eshte nxituar pak. Nuk mund te kerkosh lojtare pak para Evropianit, sepse nuk behet fjale se po gjen Mesin apo Maradonen, duke prishur grupin. Vetem 3 lojtaret e demtuar, Broja, Manaj dhe Kumbulla duhet te rivleresohen ne keto ndeshje miqsore per te gjykuar sa e meritojne te shkojne ne Gjermani. Nese Arber Hoxha apo dikush tjeter ka vlera, kjo vlen vetem pas Evropianit.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tifozi plak

          Kombetarja duhet te kete nje grup prej 70-80 lojtaresh te nivelit te larte prej te cileve duhet te zgjedhe vetem 23 .kjo do te thote se shume lojtare te talentuar do mbeten jasjte dhe muhabetet e toit pse mori kete e jo ate nuk do mbarojne kurre.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Edi

            Vetem Manaj, Broja dhe Kumbulla duhet te provohen jo te tjere.!!!

            Përgjigjjuni
            1. K
              Koli

              Nuk duhet te jesh Profesor Futbolli per ta kuptuar qe Muja nuk ishte per Kombetare.Ju Gazeraret e beni Tragjike por e verteta nuk eshte si doni ju:Ai po i sheh te gjithe,ku eshte Gabimi qe Muna dhe Daku u lane dhe erdhen Bruja dhe Manaj.Ju mendoni qe te paret pra Muja dhe Daku jane me te mire se keto te dytet ,pra Brona me Manajn.Mua nuk me pelqen Rey Manay,ka 9 vite ne Kombetare dhe ka bo 3 gola.Pastaj ju mendoni qe Silvinio duhet te marre Veselin(Nje Zero lojtar),do marre Mesinajn,jo,i ka marre sa per tani.Lerjani Silvinios se di se cfare ben.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje