Në mbrëmje, Shqipëria do të zbresë në fushë për ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024, ndaj Ishujve Faroe. Dy ekstremet e renditjes në Grupin E do të përplasen në Arena Kombëtare me kuqezinjtë që duan një pikë për të qenë të sigurtë për vendin e parë. Një ndeshje, që duhet të pasohet me festë e që e lejon teknikun Sylvinho të bëjë lëvizje në formacion, për të freskuar skuadrën.
Në një stadium krejtësisht të mbushur, me të gjitha biletat të shitura, kombëtarja shqiptare do të kërkojë ta mbyllë me një fitore ndaj Ishujve Faroe, për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive radhazi. Kundër Ishujve Faroe do të ishte ndeshja e 7 radhazi pa humbje, në tetë përballjet kualifikuese: tetë megjithë miqësoren kundër Bullgarisë.
Tekniku Sylvinho e parapriu në konferencën për shtyp faktin se do të bëjë ndryshime në formacion. Gjë që, në fakt, e bëri edhe pas Çekisë e para Bullgarisë. Edhe atëherë i njëjti numër ndryshimesh pothuajse, 6.
Në portë kthehet të luajë Strakosha, i mbrojtur nga një katërshe difensive që do të ketë vetëm një ndryshim. Balliu do të marrë vendin e Hysajt, ndërsa Mitaj, Ismajli dhe Gjimshiti me shumë mundësi do të rikonfirmohen.
Pushim për Asllanin dhe hapësirë për Baren, që do të formojë partneritetin me Ramadanin. E njëjta gjë edhe për Bajramin, që do t’i lejojë vendin Muçit, pas shpinës së Dakut si sulmues i vetëm. Në krahët e ofensivës kuqezi do të jenë Uzuni, në vend të Seferit dhe Asani, që do të vazhdojë të mbajë vendin e tij, i favorizuar ndaj Mujës.
Formacioni i mundshëm: Strakosha, Mitaj, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Ramadani, Bare, Asani, Uzuni, Muçi, Daku
Bekyk hierdie plasing op Instagram
Te gjitha jane mire, por mos futja ne liste e Armando Brojes, lojtari me i mire qe ka kombi jone eshte skandal i silvinjos dhe dukes.
O shqipe ai oo thote vete se eshte jashte forme .i zoti e shet tellalli se jep i thone kesaj
O plako u fut kunder M City vetem 5 minuta dhe mori penallti.Nuk eshte jashte forme por erdhi per te luajtur kunder Cekise dhe Silva nuk e futi ne formacion dhe ai i beri mutin
Boll spekulluat more njerez te mire. Nje lojtar duhet te jete 100% ne forme per tu futur ne loje. Chelsea nuk ka shume lojtare te sulmit ne dispozicion, prandaj po kerkon te marre aq sa te mundet prej kujtdo qe mundet te luaje, qofte edhe disa minuta. Broja eshte pa diskutim nje talent qe do jete shume i nevojshem per ne Gjermani, por duhet te jete plotesisht i rikuperuar para se te luaje. Sot per sot, ekipi kombetar ka lojtare te tjere qe mundet te bejne punen kunder nje kundershtari modest si Ishujt Faroe.
Patjeter duhej te ishte ne formacion Broja, dhe ate Daku budallain nuk duhet ta fusi ne loje. Luan Daku si sulmues qe ehste hajvan fare , Ai eshte komplet idiot Balliu, Bare, , Uzuni dhe Muci duhet te jene ne fomracionin e pare , se jane me te mire se ata qe lozen ne ndeshjen e Moldavixe