
Drejtori Sportiv i Partizanit, Elton Marini nuk ka hezituar t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve që iu bënë në emisionin Sport News në News 24. Marini ka thënë diçka edhe për uljen në stolin e Shqipërisë të trajnerit Sylvinho.
“Nuk jam personi i duhur që mund të flas për Silvinjon si trajner i kombëtares kuqezi, nuk jam paragjykues dhe do doja mos ishin edhe njerëzit. Edhe në rastin e Kolelës e paragjykuan por nuk e dinin me çfarë personi kishim të bënim apo aftësitë që kishte.
Në rastin e Silvinjos ka punuar me emra të mëdhenj të futbollit botëror edhe pse nuk ka qenë ndonjëherë trajner. Por dhe Lionel Skaloni nuk kishte asnjë eksperiencë si trajner dhe u shpall kampion bote me Argjentinën” – tha ai.
Marino foli dhe per projektin e klubit te Partizanit.
“Ndjesia është shumë pozitive kur e mbyll me fitore vitin, sidomos kur fiton një ndeshje me rivalët historikë. Nuk jemi të kënaqur nga kjo ndërprerje, kanë ndryshuar shumë procedura të punës, dhe për shkak të Botërorit u bënë këto ndërprerje. Ne kemi nisur një projekt dhe shihet qartë ajo se çfarë po bëjmë ne. Po punojmë shumë dhe shpresojmë të shpërblehemi.
Këtu është treg i vogël merkatoje dhe ndoshta nuk na marrin shumë seriozisht, por ne jemi një klub i shëndetshëm nga ana financiare, nuk kemi probleme. Respektojmë dëshirën e futbollistëve që dëshirojnë të bëjnë karrierë.
Në këtë moment kemi një grup të mirë dhe nuk do të bëjmë asnjë ndërhyrje. Unë dëshiroj ta fitoj Partizani kampionatin, por gjërat në futboll nuk janë si në matematikë”, u shpreh ai.
Si gjithmon fjalepake dhe i sakte .Suksese ne projektin qe keni nisur