Te demat krenohet me lojtarët e kuq, Gaz Demi: Shqipëria më e bukur me çunat e Partizanit

28 Mars 2023, 11:30Sport TEMA

Te demat krenohet me lojtarët e kuq, Gaz Demi: Shqipëria më e

Shqipëria u përball me Poloninë në Varshavë, takim që fatkeqësisht nuk përfundoi në favorin e kombëtares tonë. Një disfatë minimale bëri që Sylvinho të debutonte në stolin e kuqezinjve me humbje.

Me kombëtaren të grumbulluar ishin edhe lojtarë që kanë mbajtur apo mbajnë veshur fanelën e Partizanit. Jasir Asani dhe Ylber Ramadani luajtën titullarë në këtë përballje, ndërsa për Andi Hadrojn nuk pati minuta.

Pikërisht për këto 3 lojtarë te demat krenohet dhe në një foto të publikuar në rrjetet sociale shihet presidenti Gaz Demi dy ish-lojtarët e tij dhe Hadrojn.

“Çunat e Partizonit…

Presidenti Demi takon “çunat e Partizanit” në Varshavë dhe i përgëzon për lojën e Kombëtares ndaj Polonisë… Andi Hadroi, Jasir Asani dhe Ylber Ramadani janë krenaria e kuqe në ekipin përfaqësues… Shqipëria më e bukur me çunat e Partizanit”, ka shkruar klubi i kuq në postim.

Lini një Përgjigje