Trajneri i ri i Teutes, Shkëmbi mendon vetëm për fitore ndaj Kukësit

7 Shtator 2022, 14:36Sport TEMA

Trajneri i ri i Teutes, Shkëmbi mendon vetëm për fitore ndaj

Bledi Shkëmbi ndihet mirë që është rikthyer te Teuta, një skuadër që ai e njeh mirë.

Durrsakët nuk kanë marrë asnjë fitore në tri javët e para të luajtura në kampionat dhe trajneri i ri do të punojë që ekipi të ndryshojë.

Ai e pranon se situata nuk është shumë e mirë.

 “Ku ka më mirë kur rikthehesh në një ambient që e njeh, ose në një skuadër që e njeh? Kështu më ka ndodhur si futbollist, kështu po më ndodh dhe si trajner! Shpresoj që klubit, presidentit, të gjithëve t’ia shpërblej në mënyrën më të mirë. 

Mendoj që në këto moment jemi në një mendje që të ndryshojmë sa më shpejtë, ta kalojmë këtë situatë, që mendoj se nuk është shumë e mirë. Për fat të mirë është vetëm fillim dhe kemi kohë për t’u rikuperuar jo vetëm në lojë por dhe me pikë. Shpresoj që të fitojmë që këtë javë”.

Shkëmbi foli edhe për sfidën e radhës, atë ndaj Kukësit. Verilindorët janë në vend të fundit në renditje, me një pikë më pak se sa Teuta.

“Nuk mendoj se do të kemi ndonjë ndeshje të lehtë, sidomos përballë Kukësit. Është klub i mirë investuar, me lojtarë shumë cilësor. Ne duhet të bëjmë më të mirën në çdo ndeshje, të japim maksimumin dhe të fitojmë. Pas ndeshjes bëhen analizat nëse kemi bërë mirë apo keq”.

Trajneri 43 vjeçar deklaroi se ajo që i duhet Teutës është fitorja, pasi kjo do të sjellë qetësi dhe besim.

Lini një Përgjigje