Futbollisti pëson arrest kardiak në fushë gjatë ndeshjes

12 Mars 2024, 18:05Sport TEMA
Futbollisti pëson arrest kardiak në fushë gjatë ndeshjes

Takimi mes Future dhe Al Ittihad Alexandria u shënua nga një moment rrëqethës.

Ahmed Refaat, nga Future, pësoi një atak në zemër në fushë, pas minutës së 89-të.

Sulmuesi 30-vjeçar egjiptian u trajtua menjëherë nga mjekët e pranishëm në vendngjarje dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Në një deklaratë, Future zbuloi se zemra e futbollistit ishte ndalur "për më shumë se një orë, pavarësisht përpjekjeve për ringjallje".

Gjendja e Ahmed Refaat aktualisht është "klinikisht e paqëndrueshme". 

Lini një Përgjigje