Uzuni: Kam oferta nga Serie A dhe LaLiga, Sylvinho më ka telefonuar

11 Mars 2023, 18:05Sport TEMA

Uzuni: Kam oferta nga Serie A dhe LaLiga, Sylvinho më ka telefonuar

Myrto Uzuni ka folur në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin “Tibo Gol”. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka prekur një sërë temash, duke u ndalur veçanërisht te kombëtarja shqiptare.

“Mendoj se ky është viti im më i mirë. Sekreti i vetëm i imi është vetëm regjimi dhe koha ime në futboll. Në ligën spanjolle ngjiten vetëm 3 ekipe në elitë. Sot kanë ndeshje ekipet kryesore dhe jemi të bindur se mund të ngjitemi edhe më shumë në tabelë.

Gjithmonë kam pasur besim në vete dhe kjo më ka bërë të jem këtu. Gjithmonë kur futem në fushë jap maksimumin tim. Unë dhe Sadiku kemi raporte të mira dhe këmbejmë mesazhe. E uruam njëri-tjetrin për ecurinë e ekipeve.

Ai është një lojtar me shumë kualitet duke parë historinë që kaloi me kombëtaren në europian. Unë besoj se me çdo sulmues mund të përshtatem në kombëtare. Kur përfaqësuesja bën ndryshim besoj se është një gjë e mirë.

Besoj se me Sylvinho do luajmë në fazë ofensive dhe jo siç kemi luajtur më parë. Kur erdha te Granada kisha oferta nga Copengahen, por zgjodha ekipin spanjoll sepse gjithmonë admiroja Messin dhe Ronaldon. Ishte e vështirë kur erdha këtu sepse Granada kishte mungesë pikësh në LaLiga.

Këtë vit e nisa nga 0 dhe i tregova të gjithëve se çfarë mund të bëj këtu. Në rast se një ditë largohem nga ekipi im aktual, është shumë e vështirë të zgjedh sepse kam oferta nga LaLiga dhe Serie A. Tashmë jam i fokusuar te Granada dhe nuk mendoj merkaton.

Shqipëria ka një ekip me shumë kualitet duke parë se ku luajnë lojtarët. Duhet të besojmë më shumë te vetja. Trajneri i ri më ka telefonuar duke më uruar për paraqitjet dhe golat e shënuar nga unë. Në çdo klub ku kam luajtur kam pasur besimin e duhur nga trajnerët dhe nga stafi.

Për mua është shumë e rëndësishme që të luaj për Kombëtaren Shqiptare. Nëse ata më thërrasin për ndeshjet kualifikuese nuk do mendohem dy herë.

Këtu në Granada tifozët janë shumë të çmendur për ekipin dhe gjithmonë biletat shiten dhe stadiumi mbushet gjithmonë plot. Ata do të më ofrojnë një kontratë të re nëse ne ngjitemi në elitën e Spanjës.” – tha Myrto Uzuni.

2 Komente

  1. t
    tifozi

    Sot per sot Uzuni, dhe Balliu jane te vetimit lojtare qe kemi ne kombetare, qe japin gjithmone maksimumin ne cdo ndeshje ku ata luajne. Trajneret duhet te hedhin syte nga moshat e reja per te gjtur lojtare te tjere, pasi keta qe kemi sot, duke e patur te sigurte vendin ne kombetare, bejne sikur luajne.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora.Vlora

      O Tifoz uzuni eshte babai i rasteve ,ne kombetare eshte me mik dhe me zor e fusin se ka paguar para ,,,Broja lojtar i kompletuar

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje