Vedat Muriqi, në klubin e të mëdhenjve të Mallorcas

7 Nëntor 2022, 22:40Sport TEMA

Vedat Muriqi, në klubin e të mëdhenjve të Mallorcas

Vedat Muriqi nuk ka zgjedhur rastësisht Mallorcan për të vijuar karrierën, pasi sulmuesi dardan dëshiron të hyjë në historinë e klubit. Dhe është në rrugën e duhur. 

Drejtuesit e klubit ishullor vendosën në verë të bënin një përpjekje të madhe ekonomike për Muriqin, duke e shndërruar blerjen më e shtrenjtë në të gjithë historinë e tij. 

Ishte një lëvizje e rrezikshme, pasi kushtëzoi pjesën tjetër të merkatos. Mirëpo, duket se kupola drejtuesi e ka fituar bastin me Muriqin.

Kanë kaluar dhjetë vjet që kur Tomer Hemed shënoi shtatë gola në trembëdhjetë ndeshjet e para të sezonit 2012/13, statistikë që Muriqi e barazoi këtë të diel, me golin kundër Villarrealit.

Sulmuesi izraelit në atë kohë iu bashkua “vrasësve” të tjerë Mallorcas si: Dani Güiza (08/07) dhe Aritz Aduriz (10/09). 

Dy lojtarë që imituan atë që Walter Pandiani kishte arritur më parë në 2002/2003. 

Listës së sulmuesve të mëdhenj që lanë shenjë te Mallorca në La Liga i duhet shtuar emri i Muriqit.

3 Komente

  1. B
    Besniki

    Vedat Muriqi nuk ka zgjedhur rastësisht Mallorcan-thote artikulli.Vedati nuk ka zgjedhur asgje,dhe shyqyr qe po i shkon mire dhe te ece perpara..Ne kohen e transferimit Vedati nuk dinte ku e kishte koken. I urojme Murriqit suksese me te medha,dhe gazetes mos t'ja fusi kot.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifozi

      O gazekar kryeartikullin e ke nis shqip , e ke perfundu spanjisht , te morem vesh di ca fjal spanjisht dhe ti , por mos na degjenero gjuhen koqe.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bravo Muriqi

        kokeulur e punetor hallall e paste se na nderon si shqiptare.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje