VIDEO/ Flamurtari publikon pamjet origjinale: Idrizi vetëm sqaroi një person që tentoi të provokonte

14 Shtator 2025, 17:19Sport TEMA
VIDEO/ Flamurtari publikon pamjet origjinale: Idrizi vetëm sqaroi një

Klubi i Flamurtarit ka bërë publike pamjet origjinale, pa montazh, lidhur me incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes Tirana–Flamurtari, duke hedhur poshtë akuzat për dhunë nga ana e presidentit Sinan Idrizi.

Në reagimin e klubit thuhet se pamjet tregojnë qartë momentin kur presidenti Idrizi i drejtohet një personi të vetëquajtur gazetar, duke i kërkuar të identifikohet. Sipas Flamurtarit, personi në fjalë nuk e respektoi këtë kërkesë, por tentoi vetëm të provokonte.

Më tej, Idrizi shihet duke e sqaruar atë për një çështje që lidhej me largimin nga puna të dy punonjësve sanitarë të kompanisë “Air Albania”, ndërkohë që ndodhej në stadium për të ndjekur ndeshjen.

Klubi thekson se publikimi i këtyre pamjeve ka për qëllim të tregojë realitetin e ngjarjes dhe të rrëzojë akuzat e bëra ndaj presidentit.

1 Komente

  1. Q
    Qytetari

    Ore cfar kerkoje ata ne nje ndeshje tutblli duket qe esht me tedec provokimi

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje