VIDEO: Ushtroi forcë dhe e quajti tradhtar, skandal i paprecedentë në ceremoninë e ndarjes së medaljeve, sulmohet Chermen Valiev, reagon KOKSH

10 Prill 2025, 13:34Sport TEMA

Sporti i mundjes është përfshirë në një skandal të vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë. Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Europe për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar. Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala ‘tradhtar’ për Chermen Valiev, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë.

Ky është një rast i paprecedent dhe një skandal i vërtetë për botën e sportit, që bie ndesh me parimet olimpike, të respektit, përsosmërisë dhe miqësisë. KOKSH dënon me forcë këtë gjest dhe do të vërë në dijeni të gjitha organizmat Olimpike Botërore, për fyerjen dhe dhunimin e sportistit, gjatë kësaj ceremonie të rëndësishme sportive.

Koksh Reagimi
Koksh Reagimi

Shqipëria ka humbur plot 37 medalje Olimpike, Botërore dhe Europiane, për sportistë që për arsye të ndryshme kanë garuar për shtete të tjera, por asnjëherë, as Federatat dhe as Komiteti Olimpik, nuk janë prononcuar për të quajtur sportistët ‘tradhtarë.(VIDEO)

2 Komente

  1. t
    tifozi

    Per mendimin tim, cdo sport duhet te perfaqesohet nga ata sportiste qe kane origjinen e vendit per te cilin garojne. Eshte e turpshme te shikosh nje ekip kombetar futbolli te Frances qe eshte i perbere gati 100% nga afrikane. Eshte e kuptueshme kur lojtare me ngjyre luajne ne klubet e cdo vendi Europian dhe kjo eshte e pranueshme, por te dalesh si francez, gjerman, italian apo te tjera vende kur origjina e ketyre sportisteve eshte nga Afrika, Azia, apo kontinente e vende te tjera eshte qesharake. Jane per tu falenderuar ata sportise te huaj qe garojne per Shqiperine, por eshte po ashtu e pamoralshme.

    Përgjigjjuni
    1. d
      dena

      nuk eshte me sport, po biznes...

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje