Zgjodhi Klaassen para Asllanit, Inzaghi humbi 'nuhatjen' në Champions League

14 Mars 2024, 17:10Sport TEMA
Zgjodhi Klaassen para Asllanit, Inzaghi humbi 'nuhatjen' në

Inter është jashtë Ligës së Kampioneve, kjo pas humbjes me Atletico Madrid. 120 minutat nuk mjaftuan për të vendosur skuadrën çerekfinaliste, teksa te penalltitë Oblak u tregua i saktë dhe ndali dy goditje të Interit. Gabimi i Lautaros ishte i fundit në radhë, teksa për zikaltërit gaboi edhe holandezi Klaassen.

Trajneri Simone Inzaghi e hodhi në fushë mesfushorin në minutën e 111 në vend të Mkhitaryan, teksa u fut në fushë më shumë për të goditur penalltitë. Tekniku i Interit la në stol Kristjan Asllanit dhe faktet treguan se gaboi me "nuhatjen".

Diçka më shumë se 300 minuta ka marrë Klaassen këtë sezon, ndërsa Kristjan Asllani 826 minuta. Titullar në tre takimet e fundit, mesfushori i Kombëtares nuk u përfshi në lojë nga trajneri dhe faktet në fund folën kundër Inzaghit, me Interin që është jashtë Evropës.

7 Komente

  1. m
    mendimi im

    Ndoshta Inzagi gaboi, nuk mund ta gjykoj...Megjithate me sa e shikoj, kuptoj qe Asllani nuk mbron mire. Asllani eshte fantazist me dhe pa top, mirpo kur e ka topin ekipi kudershtar Asllani nuk lufton per ta rimarre topin... nuk eshte "bulldog". Ndeshja e djeshme kerkonte lojtare agresive dhe me karakter.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifozi

      Në këto ndeshje decizive lojtarët e rijnë qe janë me perspektivë duhet të futen në lojë si ky rasti i Asllanit që nuk u aktivizua , nese Asllani do të kishte luajtur në kësidoj ndeshjes dhe nëse do të shkëlqente ,Interi do të siguronte shuma të majme nëse do ta shishnin. Tranjerët në disa raste nuk tregohen të zgjuar si dhe e dëmtojnë karierën e futbollistit

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sqepari

        Me mire, se mund te jete ne forme per miqsoret

        Përgjigjjuni
        1. Roberto

          Prita ta shihja Asllanin ne fushe dhe ai djale do jepte shpirtin atje por nuk e kuptoj qe edhe pse Inzaghi beri 6 zevendesime nuk e gjeti dot nje vend per te.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bujar Kanapari

            Edhe une keshtu mendoj. Asllani nuk eshte i prirur per futbollin italian. Per mua me rezultativ dhe i preferuar nga trajneret do te ishte ne Spanje Portuali apo France. Megjithate, maksimumin mund ta marre dhe ne Itali, por talenti tij nuk shkon me mentalitetin e trajnereve italian. Me konkretisht; Asllani dhe Bajrami, nuk ishin te preferuarit e Rejes. As Asani.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Landi

              Mos shkruani kot or Idioter Gazetare.Calhanoglu dhe e kishte shume te veshtire sepse eshte Atletiko qe te ngordhin me Presing te larte,po Asllani si do luntee qe eshte i ngathet ne Levizje.Asllani eshte lojtar i mire per Interin.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tifoso

                Asllani eshte lojtar i brishte tipik organizator dhe futja e tij nuk do sillte asgje pasi nuk ngeli loja per te rastet i kishin dhe gabuan ata ne ne ndeshje te tjera i kane dhene kualifikimin .Atletiko jo vetem Interi por ekipe edhe me forta kane vuajturMbrojne me shume lojtare dhe jane te piset.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje