Edon Zhegrova në një rrëfim ekskluziv për “Klan Kosova” ka treguar se si e pranoi Kombëtaren e Kosovës. Ani se fillimisht e kishte kontaktuar Shqipëria, Zhegrova thotë se i mjaftuan pak sekonda për t’i thënë po Kosovës.
Megjithatë shtoi se mundësinë për te Shqipëria fillimisht e kishte lënë të hapur: “Në momentin kur Shqipëria më ftoi në kombëtare, ka ardhur trajneri Pannuci e më ka takuar në Belgjikë. Kemi qëndruar në të njëjtin restorant ku jemi takuar edhe me të ndjerin, legjendën Fadil Vokrri. Me kombëtaren e Shqipërisë e lashë mundësinë të hapur. Nuk i thashë as po dhe as jo Panuccit.
Pas një jave më ka kontaktuar i ndjeri, legjenda Fadil Vokrri, dhe jemi takuar po të njëjtën restorant me babain dhe ish-menaxherin, kemi ngrënë darkë. Nuk ka zgjatur 15-20 sekonda e më ka pyetur Vokrri: A po don të luash për Kosovën. Dhe unë i kam thënë menjëherë po.
Siç e kam cekur edhe më parë, më ka rrahur zemra për Kosovën, aty e kam familjen dhe shoqërinë. E bëra këtë zgjedhje zemre, me gjithë respektin për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët kudo janë”.
Sukses djalit. Mbare e mire kudo qe te jesh!!!
Kudo qe te luah , ke mbeshtetjen e Shqiperise, ti je nje lojtar i madh, vazhdo te ecesh perpara.
normal qe kosova eshte e para per ty,ke vepruar me zemer.....respekt dhe suksese sepse je shqiptar dhe na bon krenar te gjitheve
Respekte djalosh, veç hidhe poshtë mendjen e Brojës!..... . Ta nifshim tmirën dhe suksese!
Talent i Madh ,urojme te kete shendet dhe te ngreje lart emrin e Kosoves martire.Natyrisht qe te gjithe shqiptaret ndihemi krenar per te si sportist dhe si njeri me vlera.
Bravoooo Kosova e vogel ka nevoje per njerz qe e ngrisin. Edoni ka veprue pa interes pesonal por per Shtet e Atdhe. Lum Ne qe te kemi, ti je gjak e shpirt i joni
Ta befte zoti diell ngado qe te shkoshe dhe te luash.????????????, por une jam i fiksuar se lojtaret me te mire duhet te luajne detyrimishte per kombetaren????????. Ata qe nuk zene dote vend ne kombetare te kuajne per Kosoven. Kaq e thjeshte eshte. ⚽️????????????