Lila është një nga befasitë e bukura të Ligës së Kampionëve këtë sezon dhe Edon Zhegrova është lojari i momentit për ta. Pas fitores kundër Atletikos së Madridit, që u vendos nga një gol i tij, sulmuesi shqiptar festoi në dhomën e zhveshjes me flamurin kombëtar kuqezi dhe me plis.
Një veprim që ka krenuar edhe babain e tij. Në dokumentarin e kryer nga “Sports show” në “Klan Kosova”, Lulzim Zhegrova ka thënë se është ndjerë mjaft i kumtur kur ka parë djalin e tij të festonte me simbolet kombëtare.
“Ne i kemi dy shtete. Kemi shtetin e Kosovës, kemi edhe shtetin e Shqipërisë. Jemi shqiptarë të gjithë dhe mburremi që i kemi dy shtete.
Jam shumë i lumtur që e ka bërë këtë festim, se çdo herë me flamurin e Kosovës, por edhe me flamurin e Shqipërisë nuk bën dallim. Shoh shumë komente që thonë se pse këtë apo me atë flamur. Këto ndasi nuk ia vlen të bëhen”, ka thënë Lulzim Zhegrova.
Te lumte ajo goje bace!