Gjimshiti, Bare, Manaj dhe Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve. Ftohen Adrian Bajrami, Jon Mersinaj dhe Arbnor Muja

11 Nëntor 2024, 18:34Sport TEMA
Gjimshiti, Bare, Manaj dhe Kumbulla humbasin Çekinë dhe

Kombëtarja shqiptare nisi sot zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League ndaj Çekisë dhe Ukrainës.

Disa prej lojtarëve kanë mbërritur në Tiranë, ndërsa grupit pritet të jetë i plotë ditën e martë.

Në seancën e zhvilluar sot në stadiumin “Air Albania” morën pjesë Ylber Ramadani, Myrto Uzuni, Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Ardian Ismajli, Arbër Hoxha, Mario Mitaj, Alen Sherri, Simon Simoni, Elseid Hysaj, Andi Hadroj, Thomas Strakosha dhe Feta Fetai.

Me grupin kuqezi u bashkuan dhe një pjesë të mirë të lojtarëve të Kombëtares U-21, që janë grumbulluar në kuadër të dy ndeshjeve miqësore me Moldavinë që luhen në Shqipëri në datat 15 dhe 18 nëntor.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Berat Gjimshiti, Keidi Bare dhe Marash Kumbulla nuk do të jenë pjesë e grupit për dy ndeshjet e nëntorit.

Gjimshiti u dëmtua në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Udinese-s, ndërsa Bare dhe Kumbulla ishin të dëmtuar dhe pas komunikimit të stafit mjekësor të Kombëtares me klubet përkatëse është vendosur që futbollistët të vazhdojnë rikuperimin.

Sakaq, Rey Manaj ka mbërritur sot në grumbullim dhe i është nënshtruar menjëherë testeve mjekësore.

Pas shqyrtimit nga ana e stafi mjekësor u konkludua se sulmuesi nuk mund të rikuperohet në kohë dhe u vendos që Manaj të rikthehet në klubin e tij për të vijuar me programin e rekuperimit.

Për shkak të këtyre katër mungesave trajneri Silvinjo ka vendosur të grumbullojë për dy ndeshjet e nëntorit Adrian Bajramin, Jon Mersinajn dhe Arbnor Mujën. Lojtarët pritet të bashkohen me kuqezinjtë gjatë të martës për të nisur stërvitjen.

2 Komente

  1. K
    Koli

    Vetem per Gjimshitin me vjen keq,por Bare ka nje Vit qe nuk merret,po keshtu Kumbulla nje here luan mire dhe nje here luan kot,si me Cekune ,ku te dy golat jane prej Kumbulles.Po keshtu Manaj,njesoj si Kumbulla nje ndeshje shkelqen dhe tjetren i bien Breket.Nuk kuptoj pse nuk therret Kristian Shpebdin,eshte Talentttt,nje Pippo Inzagi para portes,cfare beni ir Federate leshi.Therrisni Arbnir Mujen nje kot fare dhe nuk merrni Shpebdin,i cili vitin tjeter do e marrin Top klubet ne Itali,Idioter komplet.Kur ta marri Italia,Hani Mut pastaj.

    Përgjigjjuni
    1. A
      ADHURUESI

      Ndonje keqardhje per Gjimshitin. Por sa per keta te tjeret, as humbim as fitojme ndonje gje. Duhen lojtare te rinj dhe emra te rinj te talentuar qe kane nevoje per tu promovuar sa me pare. Dhe te tille ka plot ne kampionate elitare ne evrope. Duhet vetem kurajo dhe vizion per te ardhmen nga federata dhe posaçerisht sektori qe merret me seleksionimin e talenteve.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje