ZYRTARE: FSHF arrin marrëveshjen me trajnerin brazilian Sylvio Mendes Campos Júnior

2 Janar 2023, 17:32Sport TEMA

ZYRTARE: FSHF arrin marrëveshjen me trajnerin brazilian Sylvio Mendes

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Sylvio Mendes Campos Júnior për të marrë drejtimin e ekipit tonë kombëtar.

Silvinjo do të zëvendësojë në këtë detyrë italianin Edoardo Reja, i cili ishte në krye të kuqezinjve për 3 vite e gjysmë duke arritur rezultate të rëndësishme dhe duke rinovuar ndjeshëm skuadrën me element të rinj premtues. Federata Shqiptare e Futbollit e falënderon Edi Rejan për kontributin e tij të çmuar në drejtimin e Kombëtares gjatë këtyre viteve dhe vlerëson maksimalisht përvojën e bashkëpunimin që ka ofruar në rritjen e mëtejshme të Kombëtares shqiptare.

Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur për publikun si Silvinjo, ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin Pablo Javier Zabaleta Girod dhe brazilianin Dorival Guidoni Junior.

Marrëveshja mes FSHF dhe stafit të ri drejtuar nga Silvinjo parashikon një kohëzgjatje 18-mujore deri në përfundim të Euro 2024 dhe aspekti financiar do të bazohet në rezultatet dhe arritjen e objektivave. Marrëveshja ka në thelb të saj arritjen e objektivit të vetëm që ka Shqipëria në këto eliminatore, kualifikimi për në finalet e Euro 2024. Në rast të arritjes së objektivit është rënë dakord që trajneri dhe stafi i tij të përfitojnë bonuse të konsiderueshme.

48 vjeҫari Silvinjo, i cili vjen me një CV të pasur si lojtar dhe trajner, ka një eksperiencë të pasur si zëvendës trajner menjëherë pas lënies së futbollit dhe trajner më pas. Gjithçka nis në 2011 kur merr pozicionin e zëvendës trajnerit te Cruzeiro, për të kaluar më pas te Sport Recife, Nautico, Corinthias, Inter, zëvendës trajner i Brazilit për tre vite përpara se të merrte drejtimin e Olimpik Lionit në Francë dhe më pas Korinthiasit në kampionatin brazilian.

Në karrierën e tij të pasur si lojtar, Silvinjo është aktivizuar te Corinthias, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona dhe Manchester City ku mbylli karrierën e tij

Më datë 9 janar, Silvinjo dhe stafi i tij do të jenë në Tiranë për të hedhur firmat në kontratë dhe më pas për të bërë prezantimin e tyre në ora 11:00 në sallën e stadiumit “Air Albania”.

5 Komente

  1. c
    colo

    Ky person ka vetem 5 muaj eksperience si trainier i pare kur drejtoi Lyon ne France. Ne ato 5 muaj e coi Lyonin ne vendin e parafundit ne renditje dhe e shkarkuan. Ka qene gjithmone ndihmes trainier. Turp i yne qe Duka e ka kthyer kombetaren shqiptare ne prone te tij private.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roberto

      Colo ! Ne shpresojme te gjejme dhe te bejme me te miren. De Biasi e ngriti Shqiperine me shume se kushdo tjeter por edhe Edi Reja ka bere goxha pune te mire gje qe nuk mund t'ja hedhim poshte edhe pse rezultatet nuk jane ato qe prisnim ne. Shpresojme qe nje trajner Brazilian me aq eksperience qe ka besoj se do sjelle nje fryme te re ne ekip. Une keshtu mendoj. Duka mund te jete i hurit i litarit dhe pak a shume dihet qe eshte dallaverexhi por une i besoj futbollit Brazilian bile jam fans i ekipeve latino amerikane pasi kane vertet nje futboll per tu admiruar. Suksese trajnerit te ri Silvinio.

      Përgjigjjuni
    2. R
      Raimond vlonjati

      Urime Silvibjos ne detyren e re ! Wellcome to Albania , Silvinio ! You have to teach our guys from alfa to gamma , cause they are a mess , ????.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifozi plak

        Po lojtaret qe me vrapojne si gomere te cale ku do ti gjeni?

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bujar Kanapari

          Trajneri duhet te jete profesor, i shkolluar nga akademite e futbollit dhe jo vetem kaq. Dini gje ju se c'fare arsimimi kane patur trajneret e huaj qe kane drejtuar kombetaren tone? Pse Duka nuk publikon arsimimin e tyre? Nje trajner pa eksperience, por gjithmone ka nje here te pare.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje