Auron Tare: Shqipëria e ka humbur me kohë trenin për turizmin elitar, triumfoi babëzia

15 Korrik 2022, 18:57Turizëm TEMA

Auron Tare: Shqipëria e ka humbur me kohë trenin për turizmin

Studiuesi Auron Tare deklaroi sot se Shqipëria e ka humbur njëherë e mirë mundësinë për turizmin elitar.

I ftuar në emisionin Vetting në SCAN Tv Tare tha se edhe pse mundësitë kanë qenë shumë të mira për të bërë turizëm elitar, kjo gjë nuk mund të bëhet më.

Ai theksoi se në Shqipëri ka fituar babëzia.

Sipas Tares turizmi elitar nuk mund të bëhet më pasi nuk ka një strategji për këtë, nuk ka asnjë koncept zhvillimi dhe është e pamundur prishja e kilometrave të tëra me ndërime kaotike.

“Ndryshimi cilësor vjen në një kohë të gjatë e do një kulturë të zhvilluar të shtrirë në kohë, nuk mund të ndryshojë menjëherë. Cilësia do jetë njësoj si vitin e kaluar. Nuk mund të jemi konkurrues me vendet e rajonit sepse nuk ofrojmë të njëjtën cilësi për të njëjtin çmim. 

Shqipëria ende nuk e di ku do shkojë më turizmin, si në çdo fushë tjetër. Kemi dalë të luajmë e duam të shkojmë në kategorinë e parë po këpucët i kemi të NISH Gomës së Durrësit, topat e qepura me dorë, fushën me gropa e duam të luajmë me Liverpulin. Shqipëria e ka humbur me kohë trenin për turizmin elitar.

Ai mund të bëhej kur vendi i hap pas vitit 1990 e kishte fatin e madh të hynte në lojën e turizmit e fundit dhe të mësonte shumë nga gabimet që kishin bërë vendet e tjera mesdhetare. Mund të merrte më të mirën e mundshme. Por triumfoi babëzia dhe turizmi shqiptar është në këtë pikë që është sot. Gabimet që janë bërë në Shqipëri janë të parikuperueshme sepse duhet të prishësh hapësira të mëdha, kilometra të tëra ndërtime kaotike në bregdet. Gjë e pamundur.” – tha Tare.

10 Komente

  1. A
    ASD

    Ke te drejte po ne 90 kishim pak pune duke prere drurat frutore dhe shkaterruar fabrika e uzina se na thane do i bejne te reja te huajt(shoket e te huajve na thane e kuptuam me vone, si per shembull greqi serbi). Ushtrine e cmontuam se sjemi budallenj ne sprisheshin me vare ato.

    1. M
      Martin

      Ne vend te Industrise se Rende, Shqiperia preferoi te zhvilloje Industrine e Turizmit qe nuk kishte as pervoje dhe as edukate.

    2. D
      Detari

      thjesht prish ndertimet pa leje dhe bej programin nga e para por ske koqe.

      1. A
        Altini

        Ke te drejte Auron. Ka 30 vjet qe ndertohet pa plan ne bregdet. Shihni plazhin e Durresir SKANDAL...nje shemti e permasave galopante. Ndjej keqardhje kur e shoh.

        1. B
          Bobi

          Bravo ,bravo ,bravo shume e sakte.5 vjet qe vi ketu ne Sarande dhe cdo vit keq e me keq tamam babezia e etjes per fitim ka prishur te gjitha plazhet brenda Sarandes .Pis ,tym nafte,shishe ,plehra,zhurma,anije te vjetra qe ndotin ujin me plehra dhe nate etj etj.

          1. L
            Leka

            Po ti vet ke qen aty me këta qe sot mbrojnë babëzin! Ke ikur për vete ne Amerikë, ske drejt të flasesh më per Shqiperin!

            1. h
              hasani

              Qe kur ike ti, pra braktise shqiperine, ne e humben jo vetem turizmin, por edhe per tu ushqyer nuk e di a do te kemi.

              1. K
                Kari-katuristët Kari-katuruan 1 Kari-katurë Kar-ak

                PS

                1. A
                  Aida

                  Turizmi elitar kerkon ne radhe te pare rimekembje ekonomike qe te kesh cfare te ofrosh. Ketu dhe ushqimi nuk eshte ne nivelin e duhur dhe nuk ka sherbime.

                  1. ?
                    ????????????????????????

                    shqiperia eshte VK pa lidhje shtet i degjeneruar

                    Lini një Përgjigje