Pritshmëri të larta, por pushuesit ende s’kanë mbërritur në Durrës

8 Korrik 2022, 19:40Turizëm TEMA

Pritshmëri të larta, por pushuesit ende s’kanë

Nga Gëzim Kabashi

Ditët shumë të nxehta të fillim korrikut nuk e kanë mbushur dot me turistë plazhin e Durrësit.

“Unë ende nuk kam asnjë pushues qiraxhi”, – tha për BIRN Flutura Mata, banesa e së cilës ndodhet menjëherë pas rrugës automobilistike, duke shtuar se deri tani që të gjithë ata që kanë mbërritur, janë sistemuar kryesisht në hotelet dhe apartamentet pranë bregdetit.

Megjithatë operatorët turistik dhe biznesi ka pritshmëri pozitive për korrikun. “Numri i të huajve në plazhin e Durrësit pritet të jetë më i madh se sa ai i vitit 2019, sezoni më i mirë që mbahet mend” – tha për BIRN kryetari i Dhomës së Tregtisë rajonale, Alban Isteri.

Isteri thotë se pas dyshimeve të para lidhur me situatën e pas COVID-19, tashmë në zonat turistike të Golemit dhe të gjirit të Lalzit kanë filluar pushimet një numër i madh turistësh kryesisht nga Polonia dhe Çekia, ndërsa nuk mungojnë mbërritjet edhe nga vende të tjera të Europës.

Vetëm gjatë qershorit kanë zbritur mbi 28 mijë vetë nga tragetet në portin e Durrësit, ndërsa pritet që gjatë korrikut numri i tyre të jetë 2-3 herë më i lartë.

Heqja e masave kufizuese për shkak të Covidit ndikoi pozitivisht në lëvizjen e të huajve drejt plazheve shqiptare.

“Po i përgjigjemi kontratave me kompanitë turistike” – tha për BIRN, Albulen Ndregega, menaxher i njërit prej hoteleve më të mëdha pranë Malit të Robit.

“Këto ditë kemi sistemuar në hotel turistë nga Polonia, Sllovenia e Çekia, ndërsa presim edhe grupe nga vendet nordike” – shton Albuleni, i kënaqur me fillimin e sezonit turistik.

Por plazhi tradicional që zgjatet për 3,4 km nga muri lindor i portit deri në zonën rezidenciale të ish-Bllokut të udhëheqësve ka pamjen e përvitshme.

“Po kalon 10-ditëshi i parë i korrikut dhe ne mezi presim që numri i pushuesve të rritet” -tha Fred Spiro, i cili menaxhon një hotel në stabilimentin “Hekurudha”, 4 kilometra larg nga Durrësi. “Kanë mbërritur polakë, boshnjakë dhe çekë, por përsëri më shumë se 35 për qind e dhomave janë bosh” – shton ai.

Tani për tani mëngjesi është mjaft i paqtë në plazhin e Durrësit. Pushuesit, shumica e të cilëve nga Kosova, shëtisin në bregdet, ose pinë kafe në disa prej bareve që i  hapin dyert që në orët e para të ditës.

“Nuk shkojmë edhe nja dhjetë ditë prej pllazhës; A e di se sa nxehtë është në Prishtinë?” – thotë një nga pushuesit nga Prishtina.

Bizneset e kësaj zone në fakt parashikojnë një fluks në rritje të pushuesve nga Kosova, pas festimit të Kurban Bajramit.

Por ndërsa pushuesit duken të garantuar, gjetja e punonjësve është kthyer në vështirësi për bizneset. Një pjesë e tyre u janë drejtuar tregjeve të huaja të punës, por drejtuesi i Dhomës së Tregtisë së Durrësit Isteri thotë se mjaft të rinj vendas po e shohin si alternativë punën në bregdet.

“Është e vërtetë që disa biznese kanë punësuar shtetas të huaj nga Serbia deri në Filipine, por fenomeni i 20 apo 25-vjeçarëve shqiptarë që e shohin plazhin e Durrësit si një alternativë të mirë punësimi po rritet çdo ditë”, – vlerëson Alban Isteri i Dhomës së Tregtisë së Durrësit.

Ai shton se punësime të tilla janë bërë veçanërisht në hotelet e mëdha të Golemit dhe Malit të Robit ku numri i shtretërve  për një hotel arrin deri në 2.200.

Pritshmëria për një sezon të mbarë filloi që në dimër. Në të gjithë plazhin rindërtimet dhe restaurimet e godinave gjatë dimrit të kaluar kanë qenë mjaft intensive dhe hotelierët urojnë që të ardhurat e sezonit të jenë të larta.

“Dimri i ardhshëm ekonomik është i panjohur për ne, dhe mbetemi me shpresën që shpenzimet për frymë në këto dy muaj të arrijnë nivele të mira”, thotë një prej tyre.

2 Komente

  1. D
    Detari

    ne durres ose ne gjithe skiperine turistet nuk kthehen me. e bejne gabimin shkojne se egenjehen online por kur vijne aty cfare te shikojne te shkrete, vetem plehra, xhami dhe ujera me mut.

    1. ?
      ????????????????????????

      paska edhe shqiperia hale e mut si ti o maskara gjake i prish .te qifsha rracen e serbit edhe te grekut.....SHQIPERIA ESHTE YLL BOTE

    Lini një Përgjigje