Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përcolli pamje nga malësia e Pogradecit, e cila fsheh thesare me vlera natyrore, historike e kulturore.
Në degëzimin e rrugës Egnatia, pranë Kanionit të Llëngës në Trebinj të Pogradecit, ekskursionistë të ndryshëm, kanë gjetur fosile mijëra e mijëravjeçare. Sipas paleontologëve këto janë fosile shumë të lashta detare, të cilat gjenden në Malet e Pogradecit, në një lartësi 900 metra mbi nivelin e detit dhe 91 km nga vija e sotme bregdetare.
Këto fosile tregojnë qartë se deti, mijëra vite më parë, ka qenë deri në këto lartësi.
Sipas njërës teori për moshën e tokës, këto specie gjalluan diku te 500 milion vite më parë, e pastaj u zhdukën njëherësh me dinozaurët.
Kanioni i Llëngës, ku kanë kaluar ekskursionistët, është i shkurtër (~500m) dhe nëpër të kalojnë ujëra të Shkumbinit. Në një nga përrenjtë e lumit Shkumbin shikohen qartë fosile shumë të lashta detare. Në të djathtë të kanionit kalon një degëzim i rrugës romake Egnatia që kalon nga ura e Golikut në Selcën e poshtme, e që të nxjerr në Voskopojë. Këtu kemi një trekëndësh interesant me vlera të pallogaritshme historiko-kulturore sepse jemi në zonë të banuar nga komuniteti arumun: Voskopoja, Llënga dhe Grabova.
Anri Pashaj, fotot e te cilit na servir AKZM, thotë se ky është një udhëtim i pabesueshëm që duhet shtuar në guidat turistike. “Brenda pak orësh depërtuam thellë në malësinë e PG, gjetëm fosile mijëra e vjeçare, pamë shpellë e kishë me afreske të klasit botëror nga Kostandin Shpataraku, ecëm në një degëzim të rrugës Egnatia dhe pamë kanionin e Llëngës”, -tregon Pashaj.
Perrallore...
jo, Greke !
Ju falenderoj per kete shkrim. Por per ngjashmeri , edhe mbi fshatin Nikolice nga ku e ka fillesen dega me kryesore e lumit Devoll , eshte nje rruge me kalldrem te tille pergjate pjeresive lindore me Malin e Kuq. Thirret rruga e Karvaneve , ose rruga e vjeter . Se dyti . Po nje rruge me kalldrem te tille eshte dhe ne pjeresite perendimore te malit te Visokules ne fshatin Sinice te Devollit te siperm , shume afer me Shpellen e Ariut dhe vend banimin teper te lashte te Selishtit . Gjithashtu po ne fshatin Sinice , ne vitet 1980 , tek Shkalleza u ndertua nje furre per prodhim te gelqers . Duke nxjere gurret nga faqja e malit , neper gurret e copetuar jane pare fosile te gjallesave detare . Per mendimin tim keto fosile jane si prova per te konceptuar se Kataklizmoja e Tokes ka ndodhur dikur . Kam degjuar se Nikolica nepermjet rruges se Karvaneve mbante lidhje me Voskopojen me ne veri-perendim , ndersa kjo rruge vazhdonte me tej edhe ne juge apo juge-lindje .
Do te ishte me e udhes qe per keto gjetje fosilesh te merrej edhe mendimi i studiuesve tane per kete fushe dhe pastaj te pasqyrohej ne nje artikull me te plote per lexuesit! Dhe te mos shkruhen " perla" si ky rrjesht i shkruar me lart ne artikull: "Këto fosile tregojnë qartë se deti, mijëra vite më parë, ka qenë deri në këto lartësi"!! Keto fenomene kane ndodhur si pasoje e levizjeve te fuqishme tektonike ne miliona vite me pare dhe Ne sot mund te shohim keto fosile!
Dakord.
Material per grekun ti pervetesoje dhe te trilloje histori ,sic ka bere me shume gjetje arkeologjike ne Shqiperi,te cilat gjenden ne muzete e saj meqenese ne jemi nje popull qe nuk na intereson as e kaluara dhe as e ardhmja.
Nqs ato Fosile Detare jane me ngjyre si Katran i Zi, atehere sigurisht i perkasin popullit thalassinos grekofonis me origjine nga Afriqí, nga Anatolí dhe Deti Mavrí.